Brnabiç: As “babadimri” s’mund të kalojë mbi barrikada

20 Dhjetor 2022, 21:57Rajoni TEMA

Brnabiç: As “babadimri” s’mund të kalojë mbi

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, i cili në një intervistë për KTV të hënën, tha se barrikadat e ngritura nga serbët lokalë duhet të hiqen para festës së Krishtlindjeve.


Brnabiç, përmes një serë postimesh në rrjetin social Twitter, ka deklaruar se barrikadat jo vetëm që s’do të hiqen, por as “babadimri” këtë herë s’mund të kalojë mbi to.

“Unë mendoj se ju duhet të shqetësoheni nëse babadimiri mund të kalojë këtej…”, shkroi Brnabiç.


Ndërkaq, sipas vlerësimit të saj, deklarata e diplomatit gjerman paraqet “kërcënim” ndaj qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.

“Nëse nuk jeni interpretuar gabimisht, ose keni pasur një goditje të vogël para intervistës, ato janë thellësisht shqetësuese pasi po kërcënoni në mënyrë eksplicite njerëzit tanë – dhe kjo nuk është e pranueshme”.

Numri një i qeverisë serbe, zgjodhi ta sfidonte amabasadorin Rhode duke i kërkuar sqarim se për cilat Krishtlindje e ka pasur fjalën – Krishtlindjet katolike të cilat festohen më 25 dhjetor, apo ato ortodokse që festohen me 7 janar.

“Barrikadat do ta pengojnë babadimrin të vijë në Kosovë”, shtoi ajo.

Ndryshe, i ashtuquajturi “Shtabi i krizës” në Veri të Kosovës ka thirrur një protestë për të enjten, e cila do të mbahet në Rudarë, në afërsi të vendit të njohur si “Kryqi”, ku janë hasur edhe persona të maskuar dhe të armatosur.

“Ftojmë popullin serb që jeton në Kosovë në protestën më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë, e cila do të mbahet të enjten më 22 dhjetor në ora 12:00 në Rudar afër Kryqit”, thuhet në njoftim.

Serbët etnikë në veri të Kosovës, ku janë shumicë, kanë ngritur barrikada prej më shumë se 10 ditësh, duke penguar lëvizjen e lirë të autoriteteve kosovare pavarësisht thirrjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Një grup i madh anëtarësh të ‘Narodne Patrole’, një organizatë nacionaliste serbe me lidhje me grupin paraushtarak rus “Wagner”, ishin mbledhur gjithashtu të dielën në anën serbe të kufirit Serbi-Kosovë duke kërcënuar se do të përballeshin me trupat e NATO-s.

Qeveria e Kosovës, përmes kryeministrit Kurti, kishte njoftuar se po pret nga KFOR-i që të bëjë heqjen e barrikadave.

5 Komente

  1. C
    C'jan kto Deklarata idiote !!!!!!!!!!

    Kta jane te semure si popull ,sepse eshte e pamundur te kuptoshe nji gjuhe te tille idiotesh qe i ngjane nji gjuhe Mesjetare aspak relevante per kte shekull e kontektsin e epokes qe jetojme . Edhe femrat i paskan me dnjenja Kafshesh kta mir meshkujt qe duken si hiena pylli . Njerez pa personalitet qe ne cdo kohe i terheqin te tjeret prej hunde . Vazhdoni se do e hani cfar kerkoni njiher e mire Kafshe Histerike

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fisnik

      Jua kallxon KFOR-i juve "Dedamrazin"!*

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Kur keto akte mbrohen ne menyre kaq zyrtare nga km i Serbushtres,atehere,duket qarte se kush i ka formuar ato barrikada,nje shtet qe kerkon te hyje ne e urope,,e qe ka shkaktuar te gjitha luftrat e viteve 90 ne ballkan,ku mbi te gjitha akoma i pa ndeshkuar per masakrat e shkaktuara,perkundrazi,shpesh i kane dhene statusin e viktimes.Nderkombetaret duhet t kene te qarte se pa pastruar Serbia te gjitha scorjet milosheviciane,nuk ka paqe ne Ballkan,e qe te arrihet aty,duhet te rikonsiderohen raportet qe jane deri tani,sepse eshte nje shtet fashist,mashtrus,e qe kercenon ne menyre te vazhdushme fqinjet me lufte,kercenon stabilitetin,e nje rajoni te tere!.Keta duhen izoluar qe te mos u krijohen kushtet te demtojne te tjeret. Me kujtohet qe pas Bombardimeve,analiza qe i behej Serbise nga anga e forces ushtarake,u kthye te pakten nje 20 vjeçar mbrapa,por ai 20 vjeçar ka kaluar,dhe sapo e ngrene koken,ajo lloj rrace,fillon nga e para,eshte natyra e tyre prej agresori,fiks rezultat i atij dhunusit qe ka garanci te mos paguaj per demet qe ben,prandaj,dipllomacija jone duhet te punoje tek nderkombetaret per te mos i lene asnjehere ne gjume!!! Kur i thone qe "ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron",duket sikur e kan shpik enkas per shtazat Serbise!!!

        Përgjigjjuni
        1. i
          illyrian

          Po ti çfarë punë ke me barrikadat ju Serbët e Serbisë sikur thoni që është zgjedhje e serbëve që jetojnë në Kosovë e kjo nuk ka lidhje me ndonjë ndërhyrje nga ana Serbisë.... Pasi sipas jush atyre ju mungojnë të drejtat themeltare etj etj, por nga kjo që thua zotrote kuptohet komplet tjetër gjë që ata janë të manipuluar nga ju dhe ju po i përdorni për interesat tuaja kjo kuptohet me çfarë po thua kryeministre....

          Përgjigjjuni
          1. e
            emigranti

            Edhe ju njesoj si idhulli juaj Miloshevici po e kruani me babadimrin ( santen ) . Kuptohet qe do ta pesoni edhe me keq se para mese 2 dekadave. Tani nuk po fshihen me pas " diplomacise " dhe po dalin direkt si sajues te gjendjes se krijuar.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje