NATO pret vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për sulmin e Banjskës dhe atyre që organizuan sulmet ndaj ushtarëve të KFOR në pranverën e vitit 2023.
Deklaratat u bënë nga sekretari i përgjithshëm i aleancës Mark Rutte gjatë fjalës së tij në komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, duke i kujtuar presidentit serb premtimet që ka bërë.
“Me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, njihemi me njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Por, natyrisht, presim nga ai që të përcaktojë përgjegjësinë për atë që ndodhi disa vite më parë, dhe kjo për dy çështje. Për të dyja ka premtuar përcaktimin e plotë të përgjegjësisë.”
Gjatë fjalës së tij Rutte konfirmoi po ashtu mbështetjen për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Shefi i aleancës u ndal edhe tek çështje të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se aleanca ushtarake nuk do të lejojë krijimin e një vakumi sigurie në Bosnje Hercegovinë.
Qesharake kur ky genjeshtrare dota detyroroj Vucicin qe ti denoj organizatoret e sulmit ne Bajnske kur dri me tani kan heshtur dhe deri me sot Serbia nuk eshte denuar per demet qe beri ne Bosnje dhe ne Kosove.
Po NATO e ka denuar genocidin dhe vrasjet e ushtrise se Netanjahut ne Gaza? Kete na trego ti, pastaj merru me tjerat.