SHBA: Asociacioni do të ndihmonte në normalizimin e raporteve, Kosova dhe Serbia të intensifikojnë përpjekjet

13 Maj 2023, 12:47Rajoni TEMA

SHBA: Asociacioni do të ndihmonte në normalizimin e raporteve, Kosova

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë që të intensifikojnë përpjekjet që të përshpejtohet rruga drejt normalizimit të raporteve.


Gjatë një konference për media në Prishtinë më 13 maj, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, zyrtarja amerikane tha se nga normalizimi i raporteve do të përfitonin qytetarët e të dyja shteteve.

“Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do t’i ndihmojë po ashtu normalizimit të raporteve dhe me këtë zhvillimit ekonomik dhe biznesit”, tha Power.

Power tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe që mbështetet nga SHBA-ja, është rruga e duhur që duhet të ndjekin të dyja shtetet. Ajo tha se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë proces, teksa agjencia që ajo udhëheq, USAID, po ashtu do të vazhdojë të investojë në Kosovë.

Power ka qëndruar në Kosovë për dy ditë dhe është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin po ashtu ka biseduar për dialogun me Serbinë.

Pas takimit me Kurtin ajo ka deklaruar se SHBA-ja është e përqendruar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, që synon të çojë palët drejt normalizimit, duke theksuar se qëndrimi i Uashingtonit gjithmonë ka qenë që ky proces duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë.

Kosova dhe Serbia më 27 shkurt në Bruksel arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq më 18 mars në Ohër arritën Aneksin për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, por dokumenti prej 11 nenesh kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Po ashtu, Marrëveshja e Ohrit kërkon që palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit. /REL

3 Komente

  1. S
    Sa bukur Provokohet Opinioni Shqiptare ktu

    Mbasi kan nxjerre Erdoganin dhe vjelin mendimin e komentuesit shqiptare hop kercejne ne Krahun tjeter te Politikes duke provokuar Opinion shqiptare , ne kte art coroditje Komike . Media e Djallit vazhdon te erceje Bel Danc para syve te Opinionit Shqiptare . Dhis is a Miakell !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po Serbise kush po i ben presion? Asnje

      Po c'pune ka kjo e USAID me Asociacionin? Perse nuk ja lene kete pune departamentit te shtetit? Kerkesat per aplikim te marreveshjeve midis Serbise dhe Kosoves keta i fokusojne vetem tek administrata e Kosoves. Njeaneshmeri. Perse? Kush mendon per Kosoven? Duket qe keta kembengulin vetem per interesat e tyre dhe jo te Kosoves. Kushb eshte interesi i Kosoves qe disa serb te shperndare ne gjithe Kosoven te krijojne nje Asociacion qe nuk ka asnje kuptim nga pikepamja historike apo gjeografike. Kosova ka qene dhe eshte shqiptare dhe nuk ka aresye qe te copetohet dhe t'iu jape serbeve fuqi administrative qe ne te ardhmen do te kthehet ne nje shtet serb brenda Kosoves. Mjaft! Serbia na ka vjedhur gjysmen e tokave shqiptare. Asnje milimeter e tokes shqiptare nuk duhet te leshohet me. Nese Serbia nuk njeh Kosoven asnje leshim.

      Përgjigjjuni
    2. X
      Xhikja

      O zonje na degjo ne qe i njohim: po vini bast per kalin e gabuar ....serbët e vetmja gjë që i normalizon trutë eshtë kur derdhin gjak të pafajshmish...!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje