Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka përçuar mesazhe të forta drejt Kosovës dhe Serbisë.
Ai i fton drejt dialogut me SHBA dhe BE, në mënyrë që të mos i kthehen luftës në vitet ’90.
“Ne po bashkëpunojmë në prioritete të tjera kyçe, dukshëm edhe në Ballkanin Perëndimor. Duhet që të përgëzoj vërtetë lidershipin e Austrisë dhe angazhimin personal të ministrit të jashtëm. Kjo është diçka që ne kemi të shtrenjtë në zemrat tona, veçanërisht presidenti Biden, sepse për presidentin, por edhe për mua, pasi kur nisa punën në vitin 1999, shumica e fokusit në botë ishte mbi Ballkanin Perëndimor, në Bosnje dhe në Kosovë.
Ajo që nuk kemi nevojë, që Europa nuk ka nevojë, veçanërisht që njerëzit nga Ballkani nuk ka nevojë, është që të kthehemi pas në kohë në vitet ’99… ne po punojmë së bashku për të përmirësuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Europian mbetet mekanizmi i vetëm praktik dhe shtegu i vetëm për të ecur përpara.
Ne duhet të shohim përpjekje të mirbesimit dhe konstruktive nga Kosova dhe Serbia për të normalizuar marrëdhënien për të ecur në atë shteg, të mbajnë tensionet e ulëta, të rrisin bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtar për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e dala nga dialogu”, tha Blinken.
E pra, dialogu i drejtuar nga bashkimi europain eshte i vetmi mekanizem, sic e pohon edhe blinken. Jo sperdredhjet e rames, i cili eshte kryeministri me i korruptuar dhe me autokrat ne ne europe, ndoshta dhe me gjere.
Nukmke fjetur akoma more Neti qameti.
...Ne po punojmë së bashku për të përmirësuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.... thote Blinken. Kam kete pyetje: 1-Pse Blinken ve perpara Kosoven dhe mbas Serbine. A tregon kjo se Blinken eshte mik me i math me ne se sa me Serbine, apo sepse Kosova eshte me problematike se Serbia ne bashkepunim? Apo thjeshte shte koicidence? ..."Ajo që nuk kemi nevojë, që Europa nuk ka nevojë, veçanërisht që njerëzit nga Ballkani nuk ka nevojë, është që të kthehemi pas në kohë në vitet 99"...thote Blinken. Pyetje: 1- Mos ndoshta si Kurti dhe Vuciqi kete shprehje te Blinkenit e marrin si shenje dobesie dhe prandaj bejne "kakerdhi"? Pse Kurti saboton bisedimet dhe pse Vuciqi eshte me pozitiv ne kete drejtim? Me ke eshte Amerika dhe me ke Rusia? 2-Duke ditur qe acarimi i leverdise Rusise, pyetja tjeter eshtte pse Kurti dhe Vuciqi punojne ne favor te Rusit dhe jo perendimit? Vuciqin e kuptoj me mire sepse "bota ruse" eshte e ngjashme me "boten serbe" por Kurtin nuk e kuptoj asesi. Kam frike te them se kjo eshte pune e agjenturave te huaja dhe jo e llogjikes njerezore...
Kurti nuk asht mo n'toke te bukes.