Sherr brenda familjes shqiptare në Athinë, vjehrri godet me armë dhëndrin

14 Korrik 2024, 09:50Rajoni TEMA
Sherr brenda familjes shqiptare në Athinë, vjehrri godet me armë

Një sherr brenda familjes shqiptare për pak përfundoi në tragjedi në Athinë.

Sipas burimeve lokale, një sherr mes vjehrrit dhe dhëndrit për të sqaruar problemet brenda familjes përfundoi me dhëndrin e plagosur dhe vjehrrin në arrati.

Policia tha se pasi debatuan, vjehrri nxori një armë që mbante në çantë dhe goditi dhëndrin me qytën e saj në kokë. Në vazhdim qëlloi disa herë në ajër dhe u largua.

Policia ka nisur një operacion për kapjen e autorit. 

 

1 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Emer e surratin per tourkalvanos-in vjerr....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje