
Divizioni i 101 i ushtrisë amerikane është spostuar në Europë për herë të parë nga Lufta e Dytë Botërore. Janë më shumë se 4700 ushtarët elitë të këtij divizioni të sulmit ajror që ndodhen tashmë në Rumani, praktikisht pak kilometra nga fushëbeteja ukrainase.
“Jemi gati të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO, kemi një kapacitet pothuajse unik, jemi divizion këmbësorie e lehtë por tejet e lëvizshme, me kapacitet sulmi ajror”, ka deklaruar komandanti i divizionit, gjenerali John Lubas.
Këto janë trupat amerikane më të afërta nga konflikti që nga shkurti po sheh Ukrainën e pushtuar në pjesën e saj juglindore nga forcat e dërguar a nga Kremlini. “Po monitorojmë nga afër forcat ruse”, pranuan komandantët amerikanë.
Të njohur edhe si “Screaming Eagle”, Shqiponja ulëritëse, divizioni shquhet për sulmet e saj ajrore, në veçanti të parashutistëve që janë dalluar në betejat më të njohura dhe të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore, si në Normandi, por edhe në Kore, Vietnam, Irak dhe Afganistan. Praktikisht kudo që Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në luftë.
Deri tani vetem fjale dhe mburrje si nato por dhe rusise i doli boja fare dhe kerkon te quhet superfuqi une do ta quaja super turshi me nje ushtri te cfilitur dhe teknologji te pjerdhir kete lufte e kishte fituar ukraina po te kishte armatimin e duhur gabimi ukrahines qe i dorzoj armet berthamore dhe ketu ka te beje e drejt a.qe eshte me ukrahinen ndersa nato si ay gangesteri i lagjes qe vetem fryshe dhe sberi asnje ndeshje.sllavo ukraina.