Si festohet në kullën e Isa Boletinit festa e flamurit? Flet stërnipi i tij

28 Nëntor 2022, 10:20Rajoni TEMA

Si festohet në kullën e Isa Boletinit festa e flamurit? Flet

Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit, në një intervistë për Euronews Albania u shpreh në kullën e Isa Boletinit në Kosovë po festohet sot në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

“Po festojmë sot me shumë përkushtim, me shumë pritje. Kemi pasur shumë vizita nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut. Pastaj presim shumë vizitorë. Presim shumë qytetarë edhe nga fusha politike dhe do festojëm sot gjithë ditën”, u shpreh ai.

Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 u formuan edhe organet shtetërore, u ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe nisi puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës, etj.

Qeveria e Vlorës vuri gurët e parë për krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare dhe u vendos hapja e shkollave shqipe prej vjeshtës 1914.

Akti më i rëndësishëm juridik që nxori Qeveria e përkohshme e Vlorës ishte “Kanuni i përkohshëm i administratës civile të Shqipërisë”, që u botua në nëntor 1913.

Ismail Qemali u dëshmua si njeriu qe vuri themelet e shtetit mbi vlera perëndimore.

Kosova kremton sot dhe ditëlindjen komandantit Legjendare Adem Jashari, angazhimi dhe sakrifica e të cilit janë në themel të luftës për çlirim të shqiptarëve të Kosovës.

Adem Jashari me flijimin e vet dhe të krejt familjes do të bëhej inspirim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Më 28 nëntor të vitit 1997,u bë dalja e parë në publik e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot në mbarë Shqipërinë dhe Kosovën kremtohet kjo ditë e rëndësishme për kombin tonë.

2 Komente

  1. R
    Rrofshi Gazmend dhe Emri i Buletineve

    Lavdi Veres Partiotike te njerit prej Figurave me te Shquara ,me Patriotike te Kombit Shqiptare . Rrofshi Gazmend dhe u shtofshi per shqiptarine . Do ishte ne nderin e Kombit qe Qeverria Shqiptare ,ti shkonte e rrspektonte kte Familje te Shuqar Patriotike Shqiptare ,nipin Gazmend Biletini , ne Kullen e Legjendarit Shqiptare te Kosoeves ISA BULETINI ,madje pse jo ti akordonte nji Pension , per t'i bere nderin e Madhe qe me anji Pare te Ksaj Bote s'mundet ti paguajne Vepren e Patriotit te Madhe ,por per Rrespekt ,per Dinjitete si Krenari Shqiptare

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrofshi Gazmend Bultetini

      me falni ,per pakujdesine ne shkrim ,aty ku shkruaj mbiemrin e nipit te Buletinit _i - mban B , Gazmend Buletini i nderuar mos u keqkupto ne kte gabim shpejtesie ne Tastiere qe ne vend te U - dora ka shtyp i - Edhe njiher Rrespekt per Emrin e Patriotit te Madhe qe trashegoni e rrofshi sa te jet jeta

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje