Thaçi s’do e festojë vetëm pavarësinë e Shqipërisë në Hagë

27 Nëntor 2022, 21:50Rajoni TEMA

 

Thaçi s’do e festojë vetëm pavarësinë e

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aktualisht gjendet në paraburgim në Hagë, lidhur me akuza për krime lufte, bazuar në raportin e Dick Martyt dhe marrë parasysh nga Gjykata Speciale në Hagë, nuk do ta festojë i vetëm 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kështu ka bërë me dije kreu i Grupit Parlamentar socialist në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e parë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Një grup nga ne, do të udhëtojë drejt Hagës për të qenë pranë ish-presidentit Thaçi në 100-vjetorin e pavarësisë”, tha Balla, duke iu referuar vetes dhe parlamentarëve të tjerë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo do të jetë e disata vizitë që Thaçi pret në Hagë, pas asaj të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ish-presidentëve shqiptarë, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani, Bamir Topi, atij të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe eksponentëve të tjerë politikë të shqiptarisë.

Gjithsesi, kjo vizitë parashikohet të jetë më e veçantë, duke parë edhe simbolikën e ngjarjes.

Së bashku me Thaçin, në paraburgim gjenden edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli si edhe ish-kryekuvendari tjetër, Jakup Krasniqi, të cilët mbahen në qeli nën të njëjtat akuza si Thaçi, të krimeve të luftës.

Në bazë të raportit të hartuara nga Dick Marty, ka pasur tregti organesh nga ana e eksponentëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kohën e Luftës së Kosovës.

Akuza këto, tërësisht të pabazuara dhe të pavërtetuara.

Pikërisht mbi çështjen, Parlamenti shqiptar ka kaluar një rezolutë, ku i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të zhbëjë raportin e Martyt dhe t’u japë liri ish-komandantëve të UÇK-së.

6 Komente

  1. k
    koli

    I dergoi Rama si bagetite. Lereni drejtesine te beje punen e vet.Nese te pafajshem do liohen, nese jo do denohen,.Nese nuk besoni ne Hage ,c'te semes keni qe na flisni per drejtesine europinane?!Paskemi pasur derjtesi me te mire ne shqipot...dhe behuni individe qe veprojne me koken e tyre jo marioneta te Rames.E neverriteshme!

    1. A
      Aron

      E paska leshuar nje idiot Saliu.

      1. C
        Cudia

        Cilen drejtësi o plere??? Ate te planifikur nga Diku me ruset dhe serbet??

        1. A
          Ai qe..

          O coli....o rrote k.ri a nuk ke pune tjeter qe ne me gjez apo nuk rri dot pa grindje.Ptuhhhh rrace muti.

          1. s
            shqip

            Per cfare drejtesie e ke fjalen zotrote? Per ate qe mbeshtetet ne "fake news"? Po te kesh ndjekur njoftimet mbi seancat qesharake te gjygjit qe po zhvillohet ne Hage, nuk do flisje keshtu; sigurisht nese do kishe dy para mend dhe dinjitet. Arrestimet u bene mbi bazen e akuzave te sherbetorit zviceran te Serbise, per gjoja trafikim organesh, kur eshte treguar shkencerisht nga kirurget me te medhenj te botes, se qe te behet transplantim organesh, duhen kushte te jashtezakonshme te mjeteve teknike apo dhe higjeno-sanitare, qe e ashtuquajtura "kulla e verdhe" kishte zero mundesi qe ti plotesonte. Nga ana tjeter, si ka mundesi qe edhe sot nuk ka asnje emer te kirurgeve qe paskan bere heqjen e organeve prej te burgosurve, kur dihet se persona me kapacitete te tilla jane me numer ne te gjithe boten? Si ka mundesi, qe edhe pse ndalimi i krereve te UCK-se u be per akuzen e trafikimit te organeve, kjo akuze nuk eshte me ne dokumentet e Prokurorise se Posacme per krimet e luftes ne Kosove. Sipas jurisprudences te shteteve demokratike, nese bie akuza per te cilen nje individ arrestohet, atehere ai duhet automatikisht te lirohet. Vetem ne shtetet diktatoriale, njerezit mbahen ne arrest sipas qejfit te dikujt ne kupolen e shtetit, kur akuza per te cilen arrestohet nuk ka me baze. E dime kete gje shume mire te gjithe ne te brezit tim ne Shqiperine komuniste. E verteta eshte se Europa po perpiqet qe te vere shenjen e barazimit midis luftetareve per liri te popullit shqiptar me kriminelet e shtetit kriminal serb, ne menyre qe te ndryshoje opinjonin mbare boteror te Serbise si nje shtet kriminal.

          2. T
            Tropoja

            Haha te vrasin naten e te qajne diten haha

            Lini një Përgjigje