
Deputeti Vetëvendosjes, Luan Aliu tha se edhe 23 vitesh Serbia ende po kërcënon me luftë dhe me rikthim të forcave ushtarake që gjatë viteve ’90 kryen gjenocid në Kosovë.
“Qytetarët nga komuniteti serb në veri të vendit, janë qytetarët tanë dhe duhet të distancohen nga bandat kriminale dhe nga regjimi i Vuçiçit i cili po i manipulon dhe po kërkon luftë. Ne asnjëherë nuk do të tërhiqemi nga zotimi ynë për të garantuar mbrojtjen qytetarëve tanë pa dallim feje, etnije, moshe “-tha Aliu.
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se Kosova nuk pati këtë vit asnjë njohje duke e quajtur këtë dështim të politikës së jashtme.
“Gjatë vitit 2022 Republika e Kosovës nuk ka pasur asnjë njohje të re. Pse s’ka rezultat në dialog, pse ka degradim të demokracisë e shumë pse të tjera, për të cilat nuk kemi përgjigjie”-u shpreh Hoxha.
Deputet i LDK-së Anton Quni tha se situata aktuale ne veri i shërben Serbisë e Rusisë e më së paku Kosovës.
“Kryeministër, nuk bahet të forcohet miqësia me kushte, je mik ose nuk je mik! Kryeministër mund të ndihesh i pushtetshëm me opozitën, mund të vazhdosh kështu me mospërfillje e cinizëm”-tha Quni.
Rrugët që çojnë në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë të paralizuara për gati afër dy javë si rezultat i barrikadave që janë vendosur nga serbët lokalë. Policia e Kosovës që po kujdeset për sigurinë dhe rendin në atë pjesë kohë pas kohe po asistohet nga KFOR-i dhe EULEX-i.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se kusht për heqjen e tyre është formimi i Asociacionit. Ish -kryetari i Listës Srpska Aleksandar Jabllanoviç thotë se në atë pjesë po zgjerohen dhe riparohen rrugët e vjetra që sipas tij tregon se barrikadat nuk hiqen shpejt.
Politika e ndyre qe po ndjek qeveria e Kosoves e cila ben veprime te kunderta cka thote BE e SHBA po e con vendin ne lufte, faji kryesor dihet qe jane Kurti e Osmani, me e deshtuara dhe e pa afta nder ta eshte Gervalla qe vet faktet tregojne qe nuk ka asnje arritje vetem deshtime.
Milaim zeka I biri shkines Apo je vertet urani
Opozita ne vend qe te jete ne akord te plote me qeverine per kete ceshtje me interes kombetar dhe ti adresoje ankesat drejt KFOR-IT e Euleksit , detyra kryesore e te cileve eshte ruajtja e paqes e stabilitetit ne Kosove, ngre zerin kunder qeverise kosovare duke u bere fatkeqesisht altoporlant I Vucicit ne parlament qe e lidh heqjen e barrikadave me asosacionin e komunave serbe, te cilin paturpesisht e keni firmosur ju.