Sveçla me tone të ashpra ndaj Borrell: Arrestimet në veri sipas ligjit, luaje rolin tënd si ndërmjetës

24 Qershor 2023, 13:45Rajoni TEMA

Sveçla me tone të ashpra ndaj Borrell: Arrestimet në veri sipas

Pas kryeministrit, Albin Kurti e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kanë reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Sveçla e Hoxha në një konferencë për media të shtunën një ditë pasi Policia e Kosovës konfiskoi një sasi të madhe të armatimit në një veturë me targa nga Beogradi në Komunën e Zveçanit, deklaruan se arrestimi i djeshëm në Veri dhe të gjitha arrestimet e tjerë të serbëve janë bërë sipas ligjit.

Borrell u shpreh tejet i alarmuar nga situata e sigurisë në Veri të Kosovës, sidomos pas arrestimit të një serbi nga Policia e Kosovës dhe marshimit të ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë, të premten.

Prandaj Sveçla i është përgjigjur diplomatit spanjoll duke thënë se veprimet e ndërrmara nga Polciia e Kosovës janë të bazuara në Ligj, meqë Borrell tha se ndihet i shqetësuar sidomos për faktin se serbët po arrestohen nga institucionet kosovare pa procedura paraprake gjyqësore.

“Çdo veprim është i bazuar në ligj dhe procedurat e Policisë. Ftoj Borrellin ta adresojë drejt agresionin e Serbisë. Ta luajë rolin e tij si ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe me deklarata të përgjegjshme të parandalojë çfarëdo eskalimi të situatës, çfarëdo trimëri të këtyre kriminelëve”, ka thënë Sveçla në konferencë për media.

Të njëjtën bindje e ka ndarë edhe Drejtori i Policisë, i cili nënvizoi faktin se të gjitha veprimet e Policisë së Kosovës bëhen përmes një procesi të hetimeve.

“Të gjitha veprimet tona policore, përfshirë arrestimet bëhen përmes procesit të hetimeve. Asnjë arrestim nga Policia e Kosovës nuk është arbitrar, as i jashtligjshëm, por i bazuar në ligj”.

1 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Sic shihet,shqetesimi i borellit eshte ndalimi i krimineleve,zbulimi dhe konfiskimi i atyre armeve te cilat logariten arme ushtarake,te cilat i perdore cdo ushtri per te okupuar ose per tu mbrojtur.Nuk dyshohet aspak se borelli eshte bashkeveprues me keshilla ndaj forcave fashiste te ngritura te armatosura qe kidnapojne dhe rrezikojne jeten e qytetareve.Ky eshte nje keshilltar i bandave vandaliste ,i atyre qe planet i marrin nga moska dhe beogradi.Bota (zuzare)nuk i veren veprimet teagimet e keti perbindeshi,qe zemerimin dhe arrogancen e shpreh ne nje menyre prej nje njeriu te cmendur?perse e lejon atehere ,per te bere pengesa per te sgjarur kete proces ne pafundesi qe te demtoje Republiken e Kosoves?ky nuk eshte me pak i rrezikshem se vucici dhe krye kriminelet qe veprojne ne veriun e Republikes te Kosoves,duhet Qeveria jone te mos pranoj ne te ardhmen konsulltime ne pranine e keti gjarrperi te zi..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje