
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është shprehur të premten i alarmuar nga situata në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se po bëhen arrestime të jashtëligjshme të serbëve në Kosovë, ndërsa ka përmendur edhe marshimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë.
“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime të jashtëligjshme të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur prej retorikës së rëndë nga Serbia”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Ai ka theksuar se nuk do ta tolerojnë këtë:
“Pavarësisht takimeve të djeshme të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë.”
Ky Borreli, me kë është, me ligjin apo me Serbinë e Millosheviçit? Ku i ka faktet ky që, arrestimet e serbëve nga forcat e Kosovës, janë të paligjshme? Apo... të gjithë kundër qeverisë së Kosovës? Albin Kurti vërtetë është i marrë por, Borreli me shokë po tregohen simpatizantë të Vuçiqit, në dëm të Kosovës. Kjo është e pafalshme.