“Nuk mendoj se jam kokëfortë, jam parimor”, Albin Kurti për median gjermane: Perëndimorët flasin kot

23 Qershor 2023, 09:40Rajoni TEMA

“Nuk mendoj se jam kokëfortë, jam parimor”, Albin Kurti

Në një intervistë për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung” kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, hedh poshtë akuzat nga Brukseli dhe Uashingtoni. Ai mendon se Serbia duhet të përgjigjet.

Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë më të tensionuara se në vitet e mëparshme. Uashingtoni paralajmëron se kriza mund të përshkallëzojë në një konflikt rajonal, ndërsa Bashkimi Evropian po kërcënon Kosovën me sanksione. Kështu e përshkruan gazeta “Süddeutsche Zeitung” gjendjen aktuale.

Gazetari Tobias Tzick u shpjegon lexuesve gjermanë se “përpjekjet ndërmjetësuese të BE-së dhe SHBA-së kanë për qëllim të bindin Prishtinën që të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi duhet ta njohë de facto pavarësinë e Kosovës”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në muajin mars ka paraqitur një draft me kushtet kryesore: “Duhet të njihet kushtetutshmëria e Republikës sonë. Asociacioni nuk mund të ketë pushtet ekzekutiv dhe nuk mund të krijohet nivel shtesë i qeverisjes. Por sapo përmendet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, zoti Vuçiq nuk dëshiron të dëgjojë asgjë për të”.

“Nuk mendoj se jam kokëfortë, jam parimor”

Kur e takoj zotin Vuçiç”, thotë Kurti, “më duket gjithmonë se ai dëshiron të kthehet në kohë: herë në vitin 1999 kur u çliruam, herë para vitit 2008 kur shpallëm pavarësinë dhe herë para 27 shkurtit të këtij viti, kur ai i tha ‘Po’ marrëveshjes së paraqitur nga BE-ja në Bruksel, por të cilën nuk e nënshkroi”.

Vërejtjes së gazetarit gjerman se diplomatët perëndimorë e konsiderojnë atë partner të vështirë dhe e akuzojnë si kokëfortë, Kurti i përgjigjet: “Nuk mendoj se jam kokëfortë, jam parimor”. Politika nuk mund të shihet e izoluar nga etika dhe vlerat”.

Më pas kryeministri shton se i ka dëgjuar “miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë” kur kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve si dhe për zhvendosjen e vendit të betimit të kryetarëve të bashkive “për të shmangur skenat triumfuese”. Por shton ai, “kryetarët e bashkisë duhet të shkojnë në zyrat e tyre – apo mos vallë duhet ta bëjnë punën përmes zoom-it?”

“Perëndimi do të arrijë të kundërtën”

Kryeministri i pyetur se si e vlerëson faktin se “Bashkimi Evropian e kërcënon Kosovën me sanksione, ndërsa është jashtëzakonisht i butë ndaj Beogradit”, Kurti përgjigjet: “Miqtë tanë në BE dhe SHBA kanë pak pritshmëri nga Beogradi”. Kjo është arsyeja pse çdo gjest pozitiv i Beogradit është i mbivlerësuar dhe i fryrë. Në të njëjtën kohë, ata kanë shpresa të mëdha për Serbinë në planin afatmesëm. Një politikë e tillë krijon probleme sigurie për të gjithë fqinjët e Serbisë”.

Gazetari gjerman thekson se, “sipas një interpretimi, BE-ja dhe SHBA-ja duan të përdorin politikën e tyre me qëllime të mira për të ndarë Vuçiqin nga lidhjet e tij të ngushta me Putinin dhe kështu ta lidhin atë më afër vetes”. Kryeministri i Kosovës vlerëson se “diçka e tillë mund të funksionojë me një demokrat, por jo me një autokrat. Një autokrat do ta shohë çdo akt bujarie ose tolerance si një shenjë frike ose dobësie”. Prandaj, thotë ai, “duke menduar se koncesionet do ta joshin zotin Vuçiq të kthehet drejt Perëndimit – do të arrihet pikërisht e kundërta”.

“Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe të përballet me krimet”

“Nuk kemi arritur shumë”, thotë Albin Kurti për dialogun e deritanishëm: “Pas disa orë bisedimesh për marrëveshjen bazë, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri (Josep) Borell më 18 mars deklaroi: “Ne kemi një marrëveshje.” Dhe më 24 prill, z. Vuçiç deklaroi në konferencën për shtyp se e pranon marrëveshjen vetëm si koncept dhe jo si përmbajtje. Më vonë ai ka njoftuar Berlinin, Parisin dhe Uashingtonin se synon të zbatojë vetëm disa pjesë të marrëveshjes”, thotë Kurti.

Dhe së fundi, në pyetjen se a është i mundur besimi i vërtetë mes tij dhe Beogradit, duke pasur parasysh se si lider studentor ka qenë në burg në Serbi për një kohë, Albin Kurti përgjigjet se “nuk mund të ketë besim të plotë derisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe derisa nuk përballet me krimet që ka kryer gjatë luftës”. 

DW 

11 Komente

  1. k
    k

    Në çmendi, pacientët janë të bindur se ata që kanë probleme, janë mjekët.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fener Zizi

      Ky nuk eshte as Kokforte as Parimor ,por nje Spiun i Lindjes, dhe Pooulli Dele Analfabet Kosovar i shkon nga pas,

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond Vlonjati

        Popull dele jeni ju more idiote , ju jeni budallenj fare qe i shkoni pas nje hajduti dhe spiunii te Serbise sic eshte Rama hajduti . Kurti ka folur shkelqyer dhe e ka mbrojtur Kosoven me inteligjence dhe dinjitet , jo si Rama juaj qe eshte nje karagjoz e langaraq i ciki i sherben Serbise sa here flet ne Europe. Rama eshte nje turp kombetar dhe nje deficent i papare

        Përgjigjjuni
    2. F
      Flamur Struga

      Kur nji person zgjidhet me voten e popullit ,nuk ka dyshime se ai person gezon reputacion gjithmone duke e treguar me vepra se eshte i vendosur,vigjilent,atdhetar ,besnik i zbatimit te ligjit qe nuk ben kompromis per intersat e Atdheut,lirine ,pavaresine dhe integritetin si vlera shum te cmuara.Bashkesia nderkombetare ,i ka mbyllur syt ndaj fashisteve te terbuar rusoserb,ketyre krimineleve qe me fakte jane vrases xhelat terrorist ,luftenxites qe veprojne te lire me plan programe te caktuara.Kujt President,ne kete bote zuzare ja lejon te shesi interrsat e Atdheut te vet?vetem ndonjerit qe e vjedh vendin e vet e fut si prone personale.Qe kjo bote eshte zuzare ,kjo nuk diskutohet,qe kjo bote eshte hileqare ,edhe kjo nuk viret ne dyshim.Si e do bota zuzare qofte edhe miqet te jete Kryeministri?URE per te shitur interrsat per te falur trojet shqiptare uzurpatoreve shekullor?jo gazetar jooo ,jo ushujza lufte nxites jo ,ideali per Albin Kurti ,eshte i qarteRepublika e Kosoves ,shtet i lire dhe sovran.Nuk eshte koke fortesi te jesh mbrojtes i Atdheut ,ushtar besnik ,roje nderi ne cdo furtune,Kjo eshte filozofia e nenshtrimit metode djallezore qe kriminelet ,terroristetn nuk ndeshkohen kur kidnapojne edhe kur thyen ligjet qofte edhe te Nato-s,ngase Republika e Kosoves eshte e siguruar nen protektiriati ndekombetar.Si gjithmone Qingji eshte fajtor para ujkut ,para ujqerve...rezistenca eshte e natyrshme se do te egzistoj...

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigranti

        Kurti nuk eshte as koke forte dhe as parimor,por nje malok i pa gdhenshem qe nuk zbret vete nga kali,të vjetrit na e kane lene nje shprehje se si veprohet ne kete rast. Prandaj populli martire i Kosoves e ka të qarte si duhet të veproj kur të hedhe voten heres tjeter,gjithmone duke shpresuar qe nuk ben ndonje dem te pa riparueshem …..

        Përgjigjjuni
        1. R
          Raimond Vlonjati

          Emigrant shko pastro halete e botes ti o mut muti , se nuk e kupton dot Kurtin , se ti je rrace inferiore qe sherben vetem per fshire halet e botes

          Përgjigjjuni
          1. N
            Na mbyten bolet

            Po cke o kurve leri te tjeret te mendojne sic dine ata spo te qijne gruan qe I kundershton kaq fort.

            Përgjigjjuni
        2. D
          Dardani i Ri

          Kurti, ti je një i marrë i vërtetë. Si i tillë, je kokëfortë. Të gjithë të marrët janë kokëfortë, prandaj mendohen të marrë.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptari

            Artikullshkrusi amator fare artikull shum i dobet , e para ne nje pik thua kosova ne njohjet e vitit 90 , kosova ne vitin 90t i them kti zotris ishte nen jugosllavi nuk kish pun njohjesh se ish pjes e saj , se dyti mos u ngaterro me gazeten zeri popullit se ke intelekt per te deshiruar e nuk shtiellon dot politiken e viteve 80 ne shqiperi , kpucar rri tek kpuca meru me kosoven dhe naloje ktu gjykimin tend mos bej krahasime me sistem tjeter se le nam.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Totila

              Po mor trap ,thua jam parimore ,e sipas teje Amerikanet e Europianet jane te prapambetur .

              Përgjigjjuni
              1. b
                bashkimi per drejtesi

                Gjithnjë ka qenë mendje madhe dhe mashtrues i lig, por prej se u bë KM po jeton mbi re prej nga atje nuk sheh në çfarë gjendje e ka sjellë popullin e shqiptar. Për cilin parim po fletë o i marr kur asnjë premtim që na dhe nuk e mbajte dhe na armiqësove me të gjithë miqtë në tërë botën demokratike. Ti ke vetëm një pik shikim si të ndihmosh armiqtë dhe shkatërrosh shtetësisë tonë dhe ti përbuzësh forcat demokratike. Besa ka arrit larg me ketë doktrinë mafioze. Kokëfortë si MUSHKA ndoshta edhe më keq nëse nuk më beson shko në mjek.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje