Vuçiç: Fëmija i Perëndimit është bërë një adoleshente e krisur dhe e padisiplinuar

22 Qershor 2023, 19:59Rajoni TEMA

Vuçiç: Fëmija i Perëndimit është

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas takimit me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe Emisarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka thënë se Kosova për shumicën e vendeve të BE-së është shtet i pavarur, porse tani është bërë “adoleshente e krisur”.

Në një prononcim para gazetarëve të pranishëm në Bruksel, ka thënë se shtetet perëndimore e krijuan vetë shtetin e pavarur të Kosovës dhe e mbajtën atë “derisa ishte në djep”, porse tani, sipas pretendimeve të tij, ajo është bërë një “adoleshente çapkëne dhe e krisur”.

“Ka arritur një moshë të krisur dhe jo më pak të rrezikshme. Por ata ende e mbajnë fëmijën e tyre. Duhet të dimë se pozicioni ynë është shumë i vështirë, gjithçka që vlen për Ukrainën nuk vlen për Serbinë, gjithçka që vlen për ta nuk vlen për askënd tjetër. Por është e drejta e më të fortit dhe duhet të mësohemi”, ka thënë ai.

“Besoj se biseda e sotme ishte e dobishme, por çfarë do të shohim nesër në terren, nuk e di. Unë jam gjithmonë i hapur, njerëzit nga BE-ja gjithmonë mund të më kontaktojnë. Ne në Serbi kemi diçka për të humbur, prandaj jemi kaq të përkushtuar ndaj stabilitetit”, shtoi presidenti serb.

Ai ka deklaruar se nuk mund të konfirmojë që “ekziston ndonjë udhërrëfyes” për daljen nga kriza në veriun e Kosovës të banuar me serbë etnikë, porse ka thënë se i ka informuar përfaqësuesit evropianë për “terrorin” që gjoja po e përjetojnë serbët në Kosovë nga kryeministri i vendit Albin Kurti.

“Unë kam ardhur gjithmonë në çdo diskutim sepse besoj se dialogu është i rëndësishëm dhe shërues. Në këtë moment nuk shoh asnjë arsye të flas me një njeri që provokon çdo ditë dhe dëshiron të shkaktojë konflikt sepse është ideologjia e tij fanatike, mendova se do të sillte vetëm më shumë dëme”, shtoi Vuçiç.

“Ajo që do të ndodhë më pas varet nuk varet shumë nga Borelli dhe nga ne, por shumë më tepër nga ata që përpiqeshin të bënin trazira çdo ditë. Nuk shoh asnjë të keqe nga takimi, nëse ndodh diçka e mirë, mirë, nëse jo, çfarë duhet të bëjmë. Në jetë, nuk mund të ndikoni në gjithçka. Diçka mund të ndryshoni, diçka nuk mundeni”.

5 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati.

    Te lumte bytha zoti Vuçiç! Keshtu eshte kur shteti trajtohet si plaçke personale e "udhjeseve" te çmendur foklorik qe kane shpikur "patriotizmin" ne Kosove dhe ne malokeri, kurse "armiqte" jane ne Tirane dhe ne anen jugore te rrjedhes se lumit te Tiranes.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Open Balkan

      Vuçiç, shuplakë BE-së: Alternativa e Serbisë jo BE, por BRICS >>> Në datën 18 qershor 2023, në një fjalim drejtuar kombit, presidenti Vuçiç shpalosi alternativën e re të befasishme strategjike të Serbisë për t’iu bashkuar BRICS-it dhe jo BE. (BRICS, organizata ekonomiko-politike e themeluar dhe e drejtuar nga Rusia dhe Kina, ku bëjnë pjes; Rusia, Kina, India, Brazili dhe Afrika e Jugut), po përpiqet të bëhet pol botëror fuqie si kundërvënie dhe rivale e BE dhe e Perëndimit).

      Përgjigjjuni
      1. i
        ilirian

        Ju nuk keni lidhje fare me Ukrainën lëri lodrat e llafeve ju kërkuat te bënit spastrim etnik kujtoje mire ketë dhe për këtë kryet krime mbi popullsinë shqiptare .... por derisa ju leverdis te bëni lojën e Rusisë vazhdoni por dhe pak e do shikoni qe nuk do jete me ne interesin tuaj!

        Përgjigjjuni
        1. A
          AB

          Kosova nuk eshte femije e Perëndimit...KOSOVA ESHTE DHURATE ZOTIT PER SHQIPTARET!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dora e zeze

            Per sa kohe Serbia dhe udheheqesit e saj te vazhdojne te manifestojne dhe ushqehen me te tilla mendime orinere, depresive, anakronike, skizofrenike, tregon se shperberja e ishJugosllavise se mbetur akoma brenda Serbise, nuk ka perfunduar akoma. Sanxhaku, Vojvodina, Lugina e Presheves dhe kudo ka minoritete ne Serbi, mund te perdorin precedentin e histerise se qeverise se beogradit me minoritetet serbe , qe dominojne siperfaqje tokesore shume me te medha nga cjane ne te vertete, institucjone te pavarura vetqeverisese dhe pushtet politik shume me te madh per peshen e vogel numerike qe kane ne Bosnje, Kosove, Mal te Zi dhe Kroaci. Mendoj se nje buton mund te vere ne levizje menjehere, pakesimin e te drejtave te egzagjeruara dhe destabilizuese te minoriteve serbe, duke e kthyer ne nivelin e peshes se tyre te vertete brenda shteteve ku jetojne dhe rritjen e te drejtave te minoriteteve brenda Serbise, ne nivelin e sotshem te minoriteteve serbe. Kjo do ta conte Serbine, qe nuk shquhet per kontroll, racionalizem dhe konstruktivizem as ne kohe paqeje, ne identitetin e saj te dhunshem, te paqendrueshem, shtazarak dhe vetshkaterrues, duke perligjur vazhdimin e ndarjes se saj dhe pamundesine e popujve te tjere per te jetuar me serbet. Procese te tilla tkurrje perfundojne ose me zhdukje ose deri kur marrezia merr fund. Por atehere Serbia do te zgjohet ne mes te nje katastrofe me kufijte e saj vetem rreth Beogradit. E paafte ti bej me dem ne perjetesi, as te tjereve dhe as vetes.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje