Ambasadori i SHBA-ve në OSBE: Kosova dhe Serbia menjëherë ta de-përshkallëzojnë situatën në Veri

22 Qershor 2023, 16:55Rajoni TEMA

Ambasadori i SHBA-ve në OSBE: Kosova dhe Serbia menjëherë ta

Përfaqësues i Përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Michael Carpetner ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë ta de-përshkallëzojnë situatën e krijuar në Veri të Kosovës.

Në një letër të dërguar Shefit të Misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Braathu, pasi ky i fundit ka prezantuar raportin e këtij institucioni për Serbinë, ka thënë ndër të tjera SHBA-të mbështesin fuqimisht aspiratat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian për një të ardhme demokratike, të begatë dhe paqësore për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne e njohim rolin e rëndësishëm të Serbisë në këtë drejtim dhe i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që menjëherë të de-përshkallëzojnë tensionet, duke përfshirë edhe ndjekjen e planit trepikësh të përshkruar nga kolegët tanë në BE”, thuhet në letër.

Sipas Ambasadorit Carpetner, status-quo-ja në rastin e Kosovës dhe Serbisë përpos që është e paqëndrueshme pengon edhe stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të Ballkani Perëndimor dhe pengon integrimin e plotë të Kosovës dhe Serbisë në institucionet evropiane.

Ndër të tjera në letrën e dërguar ambasadorit Braathu, Carpetner ka theksuar se Misioni i OSBE-së në Serbi mbetet një element i domosdoshëm i përpjekjeve të kësaj organizate për të promovuar paqen, demokracinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë.

Lini një Përgjigje