Ambasadori amerikan: Kurti në Bruksel ta pranojë planin tre-pikësh të BE-së për de-eskalim

22 Qershor 2023, 16:13Rajoni TEMA

Ambasadori amerikan: Kurti në Bruksel ta pranojë planin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka potencuar se pret që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të pranojë në Bruksel planin tre pikësh të Bashkimit Evropian për de-eskalim të situatës në Veri të Kosovës.

“BE-ja ka qenë e qartë dhe SHBA-ja e ka mbështetur planin tre-pikësh për të arritur de-easkalimin në Veri, duhen zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrje të serbëve dhe të vazhdojmë me implementimin e plotë nga të dy palët të marrëveshjeve që janë arritur. Shpresa jonë është që kështu të dalim nga kjo situatë”, ka thënë Hovenier në një intervistë për RTV21, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën tha se biseduan për një numër problemesh, duke përfshirë situatën e tanishme në Veri të Kosovës.

Sipas diplomatit amerikan në këtë fazë kryeministri Kurti është përgjejgësi për shtensionimin e situatës.

“Ai është kryeministër dhe ai ka përgjegjësi në atë drejtim. SHBA-ja, BE-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët tanë në NATO dhe shumë të tjerë i kanë shprehur Kurtit pritjet se si ai do e menaxhojë situatën në Veri. Siç e përmenda, ne të gjithë po e mbështetim planin tre-pikësh të BE-së dhe shpresa jonë është që ai ta pranojë këtë dhe të veprojë në mënyrë të duhur”, deklaroi Hovenier.

3 Komente

  1. u
    u ngopem

    E paske zgjidhur problemin me Vjosa Osmanin! U mblodhen kafshet e egra per te zbutur kafshet e buta.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teute e Modhe

      De eskalim apo de pershkallezim? Ndajeni mendjen o gazetar Kristali

      Përgjigjjuni
      1. e
        emigranti

        Se kuptoj, keta nuk e shohin se kush e shkakton destabilitetin ne Veri te Kosoves, apo duhet ti bertasim gjithnje me te dobetit. Vucici organizon barrikada, u ben thirrje serbeve te bojkotojne institucionet shteterore te Kosoves, pastaj u ben thirrje per bojkotim zgjedhjesh per ta lene Veriun ne anarshi, organizon demonstrata ( te dhunshme ) kunder kryetareve te zgjedhur te komunave, kercenoi me ushtri ne kufi, organizoi rrembimin e tre policeve kosovare ( shqiptare) te cilet i mban padrejtesisht te burgosur duke shkelur kufirin e Kosoves dhe ju perseri thoni se fajtori per kete situate eshte Kurti. Pse te kerkosh te vendosesh rregull ne territorin e Kosoves na qenka tabu, apo keni nder mend t'ja kaloni keto territore Serbise, e cila duke mos e njohur Kosoven, kerkon te jete ne konflikt permanent me te per te realizuar perfundimisht aneksimin e saj. Nje gje duhet ta keni te qarte, cfaredo leshimi qe ti beni Serbise, ajo do te mbetet aleate e perhershme e Rusise.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje