Gërzeza

23 Qershor 2023, 11:02Rajoni TEMA

Gërzeza

Nga Dreni Himbeqa

“Kulmi i skandalit”, “më mirë të mos deklarohet për asgjë”, “gafë i radhës”, “deklaratat e saj ngjasojnë me një editorial të kryeredaktorit të gazetës ‘Zëri i Popullit’”, “tragjikomedi”, “marrëzi politike”.

Këto janë vetëm disa nga cilësimet e analistëve politikë, ish-diplomatëve e ligjëruesve universitarë të artikuluar pas intervistës së fundit të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës, dhënë për gazetën austriake, Der Standard.

Larg realitetit politik, Gërvalla e cila supozohet të jetë koka e politikës së jashtme të Kosovës dhe personi i cili krijon, zhvillon, thellon dhe zgjeron marrëdhëniet e vendit me shtete e tjera, ka shënuar skandalin e radhës diplomatike.

Ajo ka kritikuar ashpër gjithë diplomacinë perëndimore, duke i konsideruar ata si një trupë që “s’dëshiron të shohë dhe të dëgjojë” dhe si një grup që bënë “gabime të rënda strategjike”, të cilat mund ta fusin në luftë rajonin.

Për sociologun dhe analistin politik, Artan Muhaxhirin, tashmë është e parashikueshme – marr parasysh edhe skandalet e tjera diplomatike të Gërvallës në arenën ndërkombëtare – që deklaratat e kryediplomates në gazetën austriake kanë shkaktuar të qeshura keqardhëse nëpër kancelaritë amerikane dhe evropiane.

Pas sarkazmit fillestar me këtë naivitet të shtirur, lehtësisht supozohet që kanë pasuar ndjenjat e dhembshurisë për nivelin e tillë autodestruktiv të konceptimit të politikës së jashtme”, thotë ai për Albanian Post.

Deklaratat e shefes së diplomacisë së Kosovës, apo thënë ndryshe ligjëratat e dhënë ndaj Perëndimit, sipas ish-ambasadorit në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifit, jo që konsiderohen skandaloze, por janë tërësisht të padobishme.

“Politika e Jashtme ka qenë shumë me e avancuar në vitet e 90-ta kur s’kishim asnjë njohje e as nuk ishim shtet sesa që është sot. Intervista e kryediplomates është më shumë një editorial i kryeredaktorit të gazetës ‘Zëri i Popullit” të viteve 80 që shante revizionizmin Sovjetik dhe imperializmin Amerikan dhe krejt shtetet e tjera demokratike”, potencon Arifi për Albanian Post.

Artikulimet e ministres Gërvalla, në anën tjetër, për profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshin, janë vazhdimësi të narracionit të Qeverisë së Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare.

Për fat të keq ‘guximi’ i tillë i kryediplomates së Kosovës, thënë më së buti, është një gafë e radhës që shpërfaq një qasje potencialisht të dëmshme për marrëdhëniet tona me Perëndimin”.

Gërvalla – e cila potencoi në këtë intervistë se “Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë”, duke iu referuar kërkesës së BE-së dhe SHBA-së që kryetarët e komunave në Veri të punojnë jashtë zyrave të tyre komunale – për Blerim Canajn, ish-konsullin e Kosovës në Gjermani, nuk e ka intelektin që të bëjë një analizë të duhur të një politike më të thjeshtë e lëre më një politike të kontekstit më të gjerë.

Prandaj, sipas tij, deklaratat e kryediplomates, e cila nëpër media ndërkombëtare kritikon diplomacinë e shteteve mike, “për shkak të dështimeve të saja dhe kastës së tanishme politike, janë kulmi i skandalit”.

“Tanimë nuk është hera e parë që qeveria ofendon politikanët e shteteve të fuqishme. Nga naivë, të padëgjueshëm, pa dije strategjike, kjo është një retorike të cilën nuk e kanë përdorur ndoshta as në luftën e ftohtë shtetet më komuniste. Prandaj, ky është skandali i radhës i Gërvallës. Bazuar në logjikën e sajë të funksionimit, me siguri që do të ketë edhe skandale të tjera”, pohon Canaj për AP.

Deklaratat e Gërvallës e cila në intervistën e saj të fundit i ka cilësuar disa diplomatë perëndimorë “problematikë”, aleancat perëndimore si “jo të dëgjueshëm”  e ndërsa ndërmjetësin e dialogut, Miroslav Lajçak-un, të anshëm, sipas Muhaxherit janë marrëzi politike, meqë në realitet diplomatët emisarë nuk vendosin kokë më vete për orientimet strategjike të procedurave madhore.

“Ata aty nuk janë në cilësinë e individëve privatë, por si reprezentues institucionalë dhe përçues të qëndrimeve të palëve të përfshira – pra, si urë lidhëse ndërmjet tyre për lehtësime komunikimesh. Çfarë logjike ka të thuhet që Miroslav Lajçak, politikan nga Sllovakia, shtet i cili kontribuon me 0.6 për qind në GDP-në e përgjithshme të BE-së, t’ua diktojë mendimet dhe interesat e veta personale fuqive si Gjermania, Franca, Italia, ndërsa ato të mos e hetojnë, ose ta pranojnë, këtë gjë?”, pyet Muhaxheri.

Por, a ndikon vokabulari i ministres në marrëdhëniet – edhe ashtu të tensionuara – ndërmjet perëndimit dhe Kosovës?

Sipas Muhaxhirit vazhdimi tragjikomik i kësaj arrogance të pabazuar në asnjë fakt realist, gjithsesi do të rezultojë me suspendim të dialogut – projektit më të rëndësishëm gjeostrategjik dhe gjeopolitik në Ballkan dhe më gjerë dhe rrjedhimisht edhe me thellim të mëtutjeshëm të izolimit të Kosovës, përfshirë shtyrjen e fazës definitive të përmbylljes të procesit të shtetësisë.

“Qasja e këtillë është projektim i stilit tonë mediokër politik në skenën globale. Nëse te ne është bërë zakon që gati të gjitha projektet e rëndësishme shtetërore të bëhen me improvizime dhe pa minimumin e planifikimeve afatgjate, të dominuara nga mënyrat stihike të të vepruarit të individëve të pushtetshëm që dalin mbi institucionet – bota politikisht normale s’është kështu”.

Në anën tjetër, për Fetoshin një qasje e tillë nuk e çon askund Kosovën, përkundrazi vazhdimi i kryeneçësisë mund të shkaktojë pasoja të rënda politike për vendin.

“Të kërkosh nga aleatët ndërrimin e diplomatëve, ndërkohë që ata flasin vazhdimisht me zërin e qendrave të tyre, është jo vetëm non-sens por edhe ofenduese për ta. Mendoj që kryediplomatja s’do të duhej në asnjë mënyrë të bëhej pjesë e spin-ave në raport me faktorët relevantë ndërkombëtarë, për shkak se është përgjegjëse për politikën e jashtme dhe e di më së miri shkallën e agravimit të marrëdhënieve”.

Ndërsa për Canajn, marr parasysh pozitën në të cilën gjendet Kosova, me marrëdhënie të ftohura me një rruzull tokësor, retorika e një kryediplomateje do të duhej të ketë orientimin e rregullimit të raporteve, pa treguar frustërim, e jo shkatërrimin e tyre.

“Duket sikur filozofia e tyre është apokaliptike. Si duket kasta e tanishme politike kështu e kanë konceptuar trajtimin e çështjes që e kanë krijuar, pra si betejë të fundit në mes ‘të mirës’ dhe ‘të keqes’ së imagjinuar dhe definuar nga ta. Retorika e tille, natyrisht që do e thellojë më shumë situatën, edhe ashtu të rëndë”.

25 Komente

  1. A
    Askushi

    Kurti, Gerzeza , Min.Brendshem dhe Krykari i Parlametit Kosoves- NonGrata

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      U cmenden sklleverit qe nuk dijne c’eshte Liria. Hahahaha Ça krijesa te pista jane keta lukunia e zvarranikeve Shqiptare , keto krijesa pa dinjitet I jane sulur Ministres Donika vetem pse kjo flet me dinjitet dhe ne mbrojtje te interesave te Kosoves. Boll ore bastarde te qelbur , ne vend qe te.re jeni te gjithe ne mbeshtetje te zonjes Ministre , ju hidheni si hijena kunder saj. Ministrja foli shum mire ne ate interviste , por per ju mor zvarranike mbrojtja e te Drejtes eshte dicka e pa imagjinushme se ju jeni vetem disa krijesa te verbuara nga erresira e skllaverise se mendjes suaj te lodhur

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Ik o Rajmond shiko delet se politika ndërkombëtare është kockë e madhe për bythën tënde. Injorant!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alniku

          Na ore pall ministrja Schwarz nuk ka përgjegjësi se fëmijët i ka në Austri edhe Kurtoviçi i ka në Suedi

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bardhyl

            Jeni shume i sakte...kur nuk kuptoni asgje nga politika e USA e BE qe i dhane lirine e pavaresine Kosoves

            Përgjigjjuni
        2. M
          Martin

          Skandalet diplomatike te Donika Gervalles po e varrosin shtetin e pavarur te Kosoves; ndersa editorialet e kryeredaktorit të gazetës ‘Zëri i Popullit” të viteve 80 nuk "shanin" revizionizmin Sovjetik dhe imperializmin Amerikan dhe krejt shtetet e tjera demokratike”, sic thote gabimisht ish-ambasadori Avni Arifi për Albanian Post, por mbeshtesnin ne menyre te zgjuar lirine dhe pavaresine e shtetit shqiptar te kohes. Diplomacia dhe shtypi i shtetit te vogel te Shqiperise ruante balancen e vetekzistences ne kushte te neutralitetit, duke i konsideruar njelloj te rrezikshem si Imperializmin Amerikan ashtu edhe Socialimperializmin Sovjetik; perkundrazi, mendjelehta Donika i quan te rrezikshem miqte tane amerikane dhe europiane, duke cuar ne vetevrasje politikanet mendjemedhenj dhe duke rrezikuar ekzistencen e shtetit foshnje te Kosoves.

          Përgjigjjuni
          1. R
            RAIFI

            Qenka punë e leht,miku të thot jepja Trepçës dhe Ujmanin Serbisë dhe ti dëgjoje.Së shpejti do e provoni në lëkurën tuaj.Miqtë do u thon jepjani Himarë Greqisë ss kan votuar Agimin e Art dhe ju do ia jepni!Po shumë e tradhtari kishte qenë nder shqiptar që mshefen pas Amerikës po iku Amerika si në Vietnam,Irak,Avganistan çka do thoni o të mjerë.Ju po i rrisni e ushqeni kopilat Amerika,iranianët e afganët.Miku duhet për të ndihmuar se për të dhuruar tokë shqiptare ka mjaft tradhtar shqiptar nuk na duhet Amerika.

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              raifo,që ja fut si kau pelës!?nuk është hera e parë!!ky "miku"ta ka thënë me kohë nuk ka ndryshim kufijsh!!ky "miku" po të thotë duhet të rroni brënda kufijve si njerëz!!mundohuni të merreni vesh me njëri tjetrin!dhe të gjitha këto bëhen që të mos ketë himarë e derviçan të greqisë,as donieck të rusisë,as ishuj të turqisë!kufijtë nuk ndyshohen,sepse tërë dynjaja do pretendonte ndrshime,edhe ku nuk mund të pretendosh!do të kishte shtete që mendojnë se janë të fuqishëm dhe mund të gllabërojnë pjesë të shteteve fqinjë,ose shtete komplet!!

              Përgjigjjuni
              1. G
                Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                Edhe ti o Raif paske lajthitur!

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patrioti i vertete

                  O Raif, ne cdo koment te krijohet bindja se ti je Tankist i Prishtines. Me cfare do luftosh o i mjere i Vetecvendosjes, se ata qe ishin burra e u ngriten, tani i futet ne burg. Vazhdoni me kete sjellje, dhe do shohim ku do te mberrini. As 3 muaj nuk e shtyni dot ekonomiisht, pa le politikisht. Pa perkrahje jeni hic, a merr vedsh or Tej.

                  Përgjigjjuni
                2. K
                  Km

                  Nuk kam ndonje konsiderste per Gerdallen.Por Ka qene dhe eshte mendimi im qe 1-gjendja e sotme e kombit shqiptar ne ballkan eshte pasojat e vendimeve europiane qe Kane injoruar deri ne perbuzje ceshtjen shqiptare ne histori.Aq poshte na ulen sa per kufijte e sotme te shqiperise u mblidhen Ca palo ambasadore,as kryetaret e shteteve e fuqive te medha te kohes.2-ileme te shkuar.Sot Jane pese shtete europiane qe nuk e njohim Pavarsine e kosoves,Edhe se e vulisur nga nje gjukate nderkombetare .Sot,drejtimin e bisedimeve e Kane perfaqsues nga dy shtete qe nuk e njohim Pavarsine e kosoves.A nuk Jane ne konflikt interesi?perse lejihen nga BE.?Ndaj hapi i pare duhet reflektimi i B E,Duke zevendesuar Cife Burreli dhe Lajecakun .3-pikerisht tani kur anullihet stervitja me Kosoven,forcat amerikanet bejne stervitje me forcat serbe,prapa shpines se te cileve,Jo me larg se Nish Jane njesitet ushtarake ruse dhe Wagner,Jane ATA qe infiltrijne ne kosove dhe marrin pjese ne perplasjet me ushtaret e Nato .Prirur keto nga deklaratat e ambasadorit amerikan ne Beogead,qendrimi i tyre me Duket i pabesueshem.Ndaj,mu thafte gjuha,por ceshtjen e shoh te mbyllur ne favor te Serbise,Pra te Rusise ne Ballkan.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    VISI

                    KJO TRIMJA LE TJA MARI NJEHER NE GOJE SERBIT PASTAJ TE FLASI

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Trotski

                      Bin Laden Kurtin e paska marre Lumi me Gjitheçka!!!!.Po si lejohet ky trap te udheheqe Kosoven ,me nje patriotizem Fals qe nuk i sherben as Kosoves dhe as Problemit Shqiptar ne teresi..A mbahet nje Derdimene ne krye te Diplomacise Kosovare ??? Ejani ne Din se keni dale nga Vatha e Urtesise !!!

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        keq

                        Ju kosovaret jeni te çuditeshem: pse hani mut me zerin e popullit ne Shqiperi dhe nuk flisni per gazetat tuaja ne Beograd ? Kaq keq u ka bere juve zeri popullit?! Qenki rrace bastarde!

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Ec perpara Albin Kurti lene ket birn e Milloshit

                          E keni gazeten TemA si kend fleterrufesh te kohes se Enver Hoxhes. Mbarove dhe ti plaku mere. Ka e pate hymrin dhe ti, po te shuhet kandili plaku mere njesh si kandili i plakut berisha qe dhe fare pak vaj i ka mbet.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Noci

                            Kr.redaktoret e gazetës "Zeri i Popullit" kane qene personalitete te nivelit te larte dhe nuk ka dale njje gazete pa u lexuar mire per te dale ne treg .Te njejten gje duhet te bente Gervalla kur e di se do japi intervistë ne nje media te rendesishme.Duhet te mblidhte stafin te parashikonin pyetjet qe mund te behen dhe pergjigja qe duhet te jepet se mban pergjegjesi shteti per nje pergjigje te gabuar apo fyese per nje shtet ,organizem apo individ.Por e keqja e madhe eshte se jo vetem kjo zonja por me shumice po shprehen pa dogane pa ju bere vone per demin qe po i sjellin Kosoves

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tarasi

                              Ti mor koqevari i VV qe ve emrin Raimond Vlonjati te na hash nje mut te madh bashke me antaret e tjere gjithe Shqiptareve or derra.

                              Përgjigjjuni
                              1. O
                                On

                                O Himqeba...te drejten ka thene...vete BE e pranon we ne diplomaci e shume fusha lene per te deshiruar...pres te thoni we dhe Gervalla me Baba hero te vrare qenka agjente...turp...

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Eni

                                  Pra Donika ta japi Trepcen e Ujmanin...kte doni ju...se per vete detin e falet....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Pro demokrati i zhgënjyer

                                    Nuk janë të pa qëllimta këto deklaratat e Donika Schwarz sepse shkojnë në drejtim anti kombëtar dhe anti shtetëror. Kjo s’ka bërë asgjë asnjë njohje dhe 11 ç‘njohje ndërkombëtare kjo është veprimtaria saj anti Kosovë dhe hoqi nga detyra diplomatët vërtetë dhe i la ata dhe dërgoji të tjerë të cilët mendojnë ë si kjo. Kush e di të vërtetën e biografisë saj do ta kuptojnë se kjo për këndë angazhohet dhe punon si shefat e saj me apo pa qëllim janë në orbitën pro sllavo ortodokse. Jemi në buzë humnerës nga politika keqbërëse e shpirt shitësve dhe analfabetëve funksional zhurmojnë për mbështetje kundër kombëtare dhe kundër vendeve por perëndimorë që na ndihmuan që të mos na asgjësojnë forcat serbo ruse.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. f
                                      fuat

                                      Kjo ndyresire eshte turpi i Kosoves.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Patrioti

                                        Si perkthehet shqip gërdalla? Moter Donika ma spjego! Flmnd

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Trotski

                                          Po kush e ka thene qe Trepçen dhe Ujmanin ta marri Serbi? Kjo gje as ka per te ndodhur KURRE !!! Kini Kujdes ne Marredheniet me Perendimin dhe SHBA ,qe u solli Lirine dhe Pavarsine dhe mos Flisni Marrina Alla Bin Laden Kurti.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Nik

                                            Sa shume debila per te "komentuar" dmth per te lehur kunder "armikut" ka punesuar Ramuti!!!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Dardani i Ri

                                              Shumë interesante më duket kjo bija e Gërvallëve! Kjo është rritur në Tiranë, në prehrin e Enver Hoxhës megjiathatë, e sahnë Enverin. Ka dekada që jeton në Gjermani megjithatë, nuk e pëlqen dhe e shanë pëlitikën gjermane. Asgjë nuk e lidhë me Kurtin dhe Berishën megjithatë, pranon të bëhet vegël qorre e atyre qorrave të kombit tonë. Më duket se edhe kjo është e marrë, prandaj gërvallet kot. Respekt për babain e saj por, kjo është një Gërvallë e marrë.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje