Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti: Serbia mund të na sulmojë, por ne jemi gati

11 Gusht 2022, 11:30Rajoni TEMA

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti: Serbia mund të na

“Unë jam një kryeministër i përgjegjshëm dhe duhet t’u them të vërtetën qytetarëve të mi. Nuk po them se do të na sulmojnë këtë javë apo tjetrën, por do të ishte totalisht e papërgjegjshme që përballë gjithë këtyre politikave agresive të Beogradit të përjashtosh mundësinë e një konflikti të ri. Është i mundur”.


Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters kryeministrit Albin Kurti, përsëriti shqetësimet për një përballje të armatosur, me atë që e quan fqinj autokrat, Serbinë.  Kurti thotë se Kosova është e përgatitur ti përgjigjet një sulmi të mundshëm, mes tensioneve në rritje me komunitetin serb në veri të vendit dhe se nuk ka frikë.

“Të kesh një autokraci si fqinj është problematike. Jemi vigjilentë dhe monitorojmë me kujdes zhvillimet. Kemi NATO-n dhe BE-në Kosovë, e pavarësisht se nuk jemi anëtarë, nuk kemi frikë. Kemi institucionet, organet tona të sigurisë dhe mbrojtjes, dhe Kosova është një shtet tani. Nuk është më viti 1998. Është viti 2022 dhe ne jemi shumë më të përgatitur për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”, tha Kurti.


Kurti akuzon gjithashtu Rusinë, që është aleati kryesor I Beogradit dhe ka vendosur veton ndaj anëtarësimit të Kosovës në OKB, se po nxit tensione të reja etnike në vendin e tij. Ai e cilëson Putinin një despot.

“Putini despotik është një njeri lufte dhe do të kishte interes ta përhapte luftën pasi ai do ta normalizojë atë, luftën agresive”, tha Kurti.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u rindezën kur në prag të hyrjes në fuqi të vendimeve për targat dhe dokumentet e hyrje-daljeve për shtetasit serbë në Kosovë.

Situata u qetësua pasi ndërkombëtarët binden Kurtin të pranojë shtyrje të vendimeve me një muaj. Kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç pritet të takohen me 18 gusht në Bruksel, si pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Pritshmëritë për progres janë të pakta. Kurti theksoi për Reuters se dialogu duhet të mbylljet me njohjen reciproke të të dyja vendeve. 

7 Komente

  1. S
    Shqipo

    Me shtiza e me pleq do besh lufte o Kurt? Ku i ke armet dhe njerezit qe do luftojne? Si do i lene shtepite e barit ata atje ku janë? E shikon si luftojne ukrainasit?! A lufton dhe ti dot si ata?

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo

      e c'gati je ti mor qofte? ti ata qe luftuan i le ne balte...

      Përgjigjjuni
      1. t
        taras bulba

        Ja dhe trimi Albin qe ne e marim per frikacak dhe debil , e shikoni ?? Albini dhe Vjosa bejne trimat , ama pas deklaratave te qeveritareve ne EU dhe vecanerisht te NATO-s ....si i thone asaj fjales se urete popullore ....pas krishtit , te gjithe behen profet .....

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          sa për mirë ju bën pushteti këtyre pordhitikanëve tanë(meshkuj,se fëmrat dobsohen)!! obama e filloi presidencën me 90 kg dhe e përfundoi me 80kg!këta tanët(përfshi dhe braçin nevrik)nga 45 kg shkojnë drejt qindëshit!! ec bin buçkua i xhaxhit!! a duhet të të çojnë dhe ty në hagë që të dobsohesh si arshi??

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kapterri

            Një mut je gati. Dashtë zoti e nuk fillon se ti hikën tek fshati i nuses. Nuk ke bythë për luftë ti.

            Përgjigjjuni
            1. Çekiçi

              Ti Albin mashtrusi je gati vetem më hanger MUT Vjosë legenja është gati më e hënger MUTIN bashk më ty Te dy jeni plehra idiot mashtrus e faqja e zezë e Kosoves

              Përgjigjjuni
              1. Çekiçi

                Albin idioti është gati më shku në Norvegji Vjosë pela është gati më shku në Serbi te bashkpuntoret e babes Raif

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje