Tentativë vrasje ndaj drejtorit komunal të Leposaviç-it, Jaballanoviç: Një person i maskuar më drejtori armën, por iu bllokua

6 Maj 2024, 10:45Rajoni TEMA
Tentativë vrasje ndaj drejtorit komunal të Leposaviç-it,

Një person i maskuar dhe i armatosur ka tentuar të vrasë drejtorin Komunal të Leposaviç në Kosovë, Marko Jaballanoviç.


Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur të dielën në mesnatë në Leposaviç dhe raportimi në polici është bërë nga vetë Jaballanoviç, anëtar i Partisë Demokratike Progresive së Nenad Rashiç.

Në denoncim ai thotë se kur ishte duke hyrë në një lokal, pranë tij ishte afruar një person i maskuar dhe i ka drejtuar pistoletën tip Scorpion, por nuk ka arritur të qëllonte.

Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviç shkruan në rrjetin social se kjo ishte një tentativë vrasje, por arma është bllokuar kur do të shkrepej duke akuzuar Beogradin dhe Radoiçiçin se qëndron pas kësaj ngjarje.

 

Lini një Përgjigje