Konjufca kritikon Borrell: Keqardhje që BE po pret me padurim të punojë me qeverinë pro-ruse të Serbisë, e Kosovës s’ia hiqni masat

5 Maj 2024, 09:28Rajoni TEMA
Konjufca kritikon Borrell: Keqardhje që BE po pret me padurim të

Glauk Konjufca, kryetari i Parlamentit të Kosovës, nëpërmjet rrjeteve sociale shprehu zhgënjimin e tij ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, i cili uroi qeverinë e re të Serbisë, në kabinetin e të cilës ka dy ministra të sanksionuar për korrupsion.

“Me keqardhje dëgjohet se BE-ja po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Aleksandër Vulin, i cili është nën sanksionet e SHBA-së për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë, ndërsa ata ende nuk janë të gatshëm të heqin masat e padrejta kundër Kosovës”, ka shkruar kryeparlamentari në platformën “X”.

Një ditë më parë, Josep Borrell, në të njëjtin rrjet social, shkruante: “Urime kryeministrit të ri të Serbisë, Millosh Vuçeviç. Mezi pres të punoj me ju, ministrin e Jashtëm Marko Gjuriç dhe Qeverinë serbe, për ta çuar Serbinë përpara në rrugën e saj drejt BE-së”.

7 Komente

  1. Flisni aresyes!

    Vazhdoni me "kritikat" tuaja qe ne fakt jane te qellimeshme per te zhveshur Kosoven nga pavaresia,. Ju jeni katastrofe per ate vend. Nuk e shikoni çfare ndodh ne Bosnje, apo e beni te qellimeshme per te ju bashkuar Dodikut? Por me sa duket, ate qe kerkoni do ta realizoni dhe popullin kosovar qorr dhe shurdh qe ju ka votuar ose e vodhet me ndihmen e Serbise dhe Rusise, do ta çoni ne rrugen pa krye dhe drejte gremines . Pazari juaj, Albinit dhe presidentes tuaj!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Keshtu zgjdhet i here e mire ....

      Bravo komenti. Por nuk duhet te presim arsye nga klani drejtues i VV qe eshte krijese populiste antiperendimore e Serbise. Shpejt pavaresia e Kosoves do cbehet, VV dhe trushplaret e saj do bashkohet me Serbine kunder Perendimit. Kosova me gjasa do ndahet mes Shqiperise dhe veriu i saj me Serbise, dhe me gjasa do na bashkohen me ne edhe Presheva e Bujanovci.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqip

        Qe Kurti ka gabime, ajo nuk vihet ne diskutim, por qe te kritikosh ate dhe te lavderosh Vucic-in dhe qeverite serbe pro ruse, ajo eshte miopi, per te mos thene maskarallek politik. Ajo qe per shqiptaret eshte totalisht e qarte dhe e provuar ne gati dy shekujt e fundit, eshte se Europa eshte antishqiptare. Asnjehere nuk e kam kuptuar deshiren e publikut shqiptar per tu bere pjese e BE-se. Nese Shqiperia do ndiqte te njejten politike te uljes ne dy karrike si Serbia, Europa do tregohej me e kujdesshme me ne, per aresyen e vetme se ajo nuk eshte aspak e interesuar te kete ne oborrin e saj te brendshem nje shtet pro Rus apo pro Kinez. Ne politike, asnjehere nuk jepen koncesione pa asnje kusht sic i ka dhene Shqiperia dhe Kosova BE-se. Ne rastin e Kosoves, si gjysemshtet i monitoruar nga BE-ja dhe SHBA-ja, mundesite e saja per te bere nje politike te pamvarur jane te pakta, ndersa Shqiperia eshte nje shtet i konsoliduar, i njohur boterisht dhe anterat i Kombeve te Bashkuara. Eshte totalisht gabim strategjik qe te pranosh qe te behesh pjese e BE-se pa kerkuar asgje ne kembim prej saj. Ne vend qe te bejme te pamunduren qe te plotesojme kushtet per anetaresim ne BE, Shqiperia duhej te kerkonte si kembim njohjen e Kosoves nga te gjitha shtetet e BE-se dhe te tjera koncensione. Nese Shqiperia dhe Kosova do shpallnin bashkimin kombetar si qellim strategjik si dhe do benin asnjanesin duke u lidhur me Rusine dhe Kinen, por duke ruajtur marrdhenie shume te mira me SHBA-ne, atehere do e shikoni se si do behet pule Europa dhe nje karagjoz si Borrel nuk do bente deklarata idjote si ato qe ka bere keto dite. Ne fund te fundit, cfare po kerkon Kurti, qe nuk ju pelqen BE-se? Se pari trajtimin e Kosoves me te njejtat standarte qe trajtohet Serbia. As Serbia dhe as Kosova nuk i kane zbatuar ato per te cilat kane rene dakort dhe kane nenshkruar marrveshje, por nderkohe qe Kosoves i jane vene masa denimi, Serbise, qe nuk ka zbatuar asjne marrveshje, si gjithmone i ferkohen krahet dhe per te mbyllen syte nga zyrtaret e BE-se. Eshte Serbia ajo qe krijon trazira brenda Kosoves deri ne sulme terroriste dhe jo anasjelltas. I vetmi gabim i Kurtit, eshte mosekzekutimi i te tere terroristeve qe hyne te armatosur dhe sulmuan policine kosovare. Ne vend qe te kryente filmimet me dronet Bayraktar, te terroristeve serbe ne territorin e saj, Kurti duhet te kishte urdheruar forcat e sigurise qe ti ekzekutonin ata nga ajri, per ti treguar Serbise ne rradhe te pare por edhe Europes, se Kosova eshte shtet serioz qe duhet marre seriozisht dhe se territori i saj ka zot. Kurti humbi nje rast te arte qe te tregohej nje udheheqes i vertete. Ajo qe dihet boterisht eshte se Serbia nuk njeh gjuhe tjeter pervec ate te forces. Terheqja e zyrtareve shqiptare nga Mitrovica e Veriut si dhe lejimi i ndertimeve te serbeve atje per te terhequr ne ate qytet serbe nga rrajonet e tjera eshte perseri nje dobesi e Kurtit. Ne asnje shtet te botes, qytetare te vendeve te tjera nuk transferohen atje pa dijenine e strukturave perkatese te shtetit sic ndodh ne Mitrovice, nderkohe qe shqiptaret perzihen prej shtepive te tyre nga mafia serbe e lidhur me shtetin mafioz serb dhe ato qe duan te kthehen atje, nuk lejohen. Protestat e ashtuquajtura te popullsise serbe ne Mitrovice, nuk behen prej popullit serb atje, por pikerisht prej mafies shteterore serbe. Nese Kurti do arrestoje dhe denoje te tere keta maskarenj qe prishin rendin ne Mitrovice, do vleresohet nga politika europiane, qofte edhe ne heshtje. Po te ishte Qeveria Kosovare nje qeveri serioze, Borrell-i duhet te shpallet non-grata ne Kosove per keto deklarata aspak diplomatike te tijat kunder nje udheheqesi te nje shteti te pamvarur. Rezultatet e medha arrihen me masa drastike, por duket qarte se Kurti nuk ka kellqe per kete pune, prandaj me teper ben dem se sa mire ne Kosove.

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fantazisti#2

        I dashur shqiptar je fantazist i semure! Pa u zgjatur shume vetem po evidentoj tezen se Shqiperia duhet te paraqisi kushte vendeve te Evropes qe ta njohin Kosoven si shtet dhe pas kesaj ne te pranojme te jemi antare te BE… etj….etj…edhe une si ty mendoj se toka nuk eshte e rrumbullakte…hahaha….

        Përgjigjjuni
        1. s
          shqip

          Juve more mik mundet te qeshni sa te doni, por ne politike, te mencurit dine te marrin aq sa duan. Edhe Serbia eshte nje mikroshtet ne krahasim me vendet kryesore te Europes, por duke luajtur me dy porta, po e ben BE-ne te flase me vehte dhe prandaj Europianet i kane bere dhe do i bejne koncesione. Sa i perket shqiptareve, do te perifrazoj nje shprehje te ambasadorit amerikan, te zbuluara nga Asanzh kur botoi ne internet te gjithe korrespondencen sekrete te qeverise amerikane dhe CIAs, ku thuhet se shqiptaret japin gjithmone me shume se sa i kerkohet. Ne politike, kjo quhet diletantizem. Askush nuk te jep asgje pa marre asgje si kompensim, ndersa politikaneve tane i binte pika kur edhe nje tetar i NATOs vinte ne Shqiperi. Harrove Bujar Nishanin qe la nishane duke i dale ne Aeroport qe te priste ish Sekretarit Amerikan te Shtetit, qe eshte ekuivalenti i nje ministri ne qeverine tone. Nishani theu cdo protokoll shteteror, duke mos respektuar rangun e tij dhe duke ulur dinjitetin e shtetit shqiptar. Pikerisht nje mentalitet prej diletanti, si ai i juaji eshte fatkeqesia jone. Nese diletantizmi juaj si qytetar i zakonshem nuk na ben dem ne si shtet, ai i pushtetareve tane te cdo niveli na ul kredibilitetin dhe demton interesat tona kombetare. Bota te respekton me shume kur tregohesh dinjitoz dhe jo capacul qe ul kurrizin para me te medhenjve. Ajo qe duhet bere nga politikanet tane, eshte te mesojne nga fqinjet, te cilet i kemi inat, por duhet me i dhene hakun. Tani vazhdoni te qesheshni nga mengjezi ne darke po deshet ...

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fantazisti #

            I dashur shqip. Ndoshta e more per ofendim komentin tim, por praktikisht te them se ke te drejte per vezhgimin tend, por nuk ke te drejte per vizionin per te arthmen apo spjegimin e evenimenteve. E di qe do me keqekuptosh perseri por shikoj se ke koncepte te gabuara per egsistencen. Perseri po shtoj vetem thenien tende se "Ajo qe per shqiptaret eshte totalisht e qarte dhe e provuar ne gati dy shekujt e fundit, eshte se Europa eshte antishqiptare", nuk eshte e sakte, pavaresisht se eshte e drejte. Saktesisht eshte qe Evropa Kurve ka pare interesin e vet dhe ne kete kuader ne perpjekjet e saj per te ruajtur kufijte e lindjes(rreziku rus) ka luajtur me shqiptaret dhe i ka perdorur si "Mur" mbrojtes, njelloj si kinezet qe ngriten Murin e Math kinez per te penguar dyndjet...Pra evropianet nuk kane urrejtje per ne por kane pare punen e tyre duke na shfrytezuar per interesat e veta. Prandaj ne i kemi demtuar duke quajtur "Kurve e Vjeter"... hahahah!

            Përgjigjjuni
        2. P
          Pe te rren menja Glauk, pyete i here Kurtin...

          Po pse more Glauk derdimeni, ti mendon se qeverisja e VV nuk eshte pro ruse?!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje