Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha para vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Beograd se Kina është partneri më i mirë i Serbisë në arritjen e qëllimeve kombëtare.
Ai u shpreh se ka shpresa dhe pritshmëri të mëdha për vizitën e Xi, pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhet Serbia aktualisht.
Sipas tij, Kina ka qenë gjithmonë në anën e së drejtës ndërkombëtare dhe ka treguar mbështetjen për Serbinë.
“Kina ka qenë gjithmonë në anën e së drejtës ndërkombëtare dhe gjithmonë e ka mbështetur Serbinë, ashtu siç ne kemi mbështetur Kinën”, ka theksuar Vuçiç.
Sa mire i thote demoni miqet strategjik te serbise gjakatare.Per kete deshmi,as bota perparimtare nuk dyshon,se verte : ishte ambasada kineze ne beograd,ajo e cila strehonte kulcedrar rusoserbe,gjate kohes kur NATO-ja e lavdishme,bombardonte serbin fashiste ne 1999.Miqesia e ketyre vazhdon te forcohet sepse kina si nje shtet imperialistogashist,ka qellimet e veta ne tregeti,ne shitjen e armeve te kohes moderne,ne fund fare ,i bashkon qellimi ekspansionist qe e kane te dyja.Por a do tu realizohet skenari i perbashket?.Tajvani mbetet i pa prekur ,Republika e Kosoves,fale alesteve besnik ,miq te vertete ne vitet e veshtira1998-1999)dhe deri sot,jane ne balle te interesave shqiptare .Per kete kombi yne i eshte mirenjohes SHBA,ANGLI,GJERMANI..Ne shqiptaret mburremi me ata qe mbrojne lirin,demokracin,shpetojne popujt nga gjenocidi,kurse ky kasap vazhdues i kasapit milloshevic,vazhdon avazin me mentalitet mesjetar.Pamvaresisht enderrave te tyre prej gogolesh,keta do te deshtojne....
Dhe Europa vazhdon ta mbeshtese kriminelin Vucic, kur ky haptas thote qe te me pranoni ne Europe, por ne aleat kemi Rusine e Kinen . Edhe pas agresionit ne Banjske, ku shteti serb ishte i perfshire Europa, jo vetem nuk mori asnje mase shternguese ndaj regjimit serb ( megjithese ne fillim deklaroi se do ti shkohet problemit deri ne fund ), por perkundrazi shtoi presionin ndaj qeverise kosovare.