Rënia me 19 vende e Kosovës në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa kufij, po konsiderohet shqetësuese dhe alarmante për mediat në vend. Në raportin vjetor, ku Kosova renditet e 75 nga 180 vende, thuhet se gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike. Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha denoncon se kushto që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Qeverisë që ai drejton, “rrezikon të njolloset dhe të diskreditohet online”.
Duke përmendur sulmet ndaj gazetarëve, ai i kërkoi qeverisë të veprojë.
“Duhet të jetë alarm për ata që kanë ndikuar në format e ndryshme në këtë dhe këtu më së shumti e kam fjalën për institucionet e Kosovës dhe veçanërisht për Qeverinë e Kosovës. Siguria e gazetarëve sigurisht ka qenë një shqetësim vitin e kaluar, ka vazhduar të jetë edhe këtë vit. Ne kemi marrë vitin e kaluar 30 sulme brenda 5 jave në veriun e Kosovës duke përfshirë sulme fizike, dëmtimin të pronave dhe mjeteve të punës së gazetarëve, duke cenuar integritetit fizik të gazetarëve si asnjëherë më parë”.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se raporti i Reporterëve pa Kufij nuk duhet të jetë dekurajues, pasi argumenton se nuk ka qenë vit i lehtë, për shkak të përshkallëzimit të situatës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Sakaq, partitë opozitare kanë kritikuar ashpër pushtetin për sulm të mediave. Kreu PDK MemliKrasniqi, tha se “presioni në rritje i Qeverisë ndaj mediave të pavarura dhe shënjestrimi i gazetarëve të vendit tonë është kërcënim në rritje për lirinë e shtypit dhe fjalës së lirë”.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës u shpreh e shqetësuar për gjetjet e raportit të Reporterëve pa Kufij, ndërsa, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se mbrojtja e gazetarëve dhe mediave të lira është ndër “parimet e panegociueshme” dhe detyrë e institucioneve dhe shoqërisë. Sakaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehu mbështetjen për gazetarët dhe për mbrojtjen e të drejtës së tyre për të raportuar pa frikë e pa censurë, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
Kjo tendence duket edhe ne sjajtin tuaj Z. Mero, ku mbeshtetesit e Albini kercenojne dhe shajne dhe nuk perdorin llogjike njerezore. Primitivizmi ne Kosove e ka emrin Albin!
Akoma merreni me Krye Spiunin e Beogradit Albinoviç, hapni Syte ,ky shkoj dhe ne Greqi ,dhe Greku po i fut Manallin ketij Perçaresi te Kombit Shqiptar. Hapni Syte Vellezer Kosovar. Vjosa Osmani eshte Patriote e Kosoves ,jo Ky Spiun.
Monologët monomaniake të Kurtit kanë të bëjnë më shumë me sëmundjen sesa me lirinë e shprehjes....
Duket pa si qesharake që opozitat dhe aktivistët e marrin vesh nga raporti dhe alarmohen për rënien e lirisë së shtypit në vendet e tyre. Përderisa ata nuk e paskan ditur këtë fakt deri përpara se të dilte raporti, do të thotë që ose ata nuk e dinë çfarë ështê e si ndodh rënia, ose ratorti është fals. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për pushtetet që e sulmojnë shtypin dhe pas raportit, nga që nuk e paskan ditur se çfarë kanë bërë, thonë se do marrin masa. Apo gjithçka, nga të katër anët, është hipokrizi për "sa me la gojën".