Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik miratoi të enjten një mocion për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën të propozuar nga deputetja Alicia Kearns, metë cilën Britania mbështet integritetin territorial të Kosovës dhe dënon sulmin në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës. Ky mocion u propozua nga Kearns pas një debati mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
“Kërkoj që kjo Dhomë të lëvizë në njohjen e situatës akute të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, të dënojë sulmin e militantëve nacionalistë serbë në Banjska në Kosovë më 24 shtator 2023. Të mbështesë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të dënojë ndërhyrjen ruse në Ballkan”.
Gjatë debatit, deputetja konservatore ngriti alarmin lidhur me situatën e sigurisë n ëBallkanin Perëndimor duke paralajmëruar se rajoni mund të bëhet skena e një konflikti tw tretë madhor, global pas Ukrainës dhe Gazës.
Duke e vënë theksin tek rëndësia e adresimit të shqetësimeve të sigurisë ne ballkan, Kerns theksoi se nwse do të neglizhohej rajoni pasojat do të ishin katastrofike. Ajo ju referua zhvillimeve të fundit, përfshirë vizitën e presidentit kinez Shi Xhinping në Serbi dhe ardhjen në pushtet të qeverive pro ruse në rajon si tregues të përshkallëzimit të tensioneve.
“Duhet të konsiderojmë ndërtimin e një aleance të re të sigurisë mes SHBA, Britanisë së Madhe dhe shteteve të tjera të NATO-s me Kosovën, pasi kjo do të ndihmonte të adresonim shqetësimet urgjente të sigurisë. Ballkani ka rëndësi dhe nëse e shpërfillim do të zjarri do të na vijë në pragun e shtëpisë sonë”.
David Rutley, deputet britanik dhe Nënsekretar Parlamentar i Shtetit paralajmëroi se Rusia po i fryn zjarrit të ndasisë për të larguar rajonin nga perëndimit. Ai tha se duhej të shmangnin me cdo kusht konfliktin në rajon, pasi pasojat do të ishin serioze.
Gjithashtu deputeti I pavarur, koloneli Bob Stewart, i cili ishte komandanti i parë britanik i OKB në Bosnje në vitet 90-të, paralajmëroi se rajoni rrezikohej nga destabiliteti. Ai kërkoi që trupa britanik të dërgohen në Ballkan. Sipas tij, ushtria britanike do të ishte batalioni më i mirë për t’u dërguar në rajon për vendosjen e paqes.
Dy luftrat e para boterore jane zhvilluar pikerisht per shkak te Serbise, keshtu qe edhe e treta nuk eshte cudi te nis pikerisht ne kete rajon, po per shkak te Serbise !
Jimi ke te drejte. Bile edhe dalja e Anglise nga BE, lidhet me lojen e dyshimte qe Evropa luan. E pa qarte ne aleancen me Ameriken dhe e dyshimte ne dashurine me rusin, Evropa nuk i ngjan Anglise qe eshte e qarte ne politike: Mike e madhe me Ameriken dhe loje me Rusin. Anglia i ben llogarite qe edhe po te plasi lufta midis Evropes dhe Rusise, Anglia eshte menjane...Evropa akoma sillet si kurve kur vjen puna me Kosoven dhe Serbine qe eshte shenje se Evropa vazhdon te jete "kurve e vjeter". Ne kete valle Kurt mavria vertitet si fuge dhe hiqet me i forte se Amerika. Hiqet me i forte se Amerika dhe Anglia sebashku, sepse urren Makronin. Ne thelb i trembet Makronit me shume se Bajdenit. Per mua fatkeqesia eshte se Kurti qekur lindi, koken e pati te shtrember. Serbet u munduan tja rregullojne koken ne burg, por ja bene koken edhe me te shtrember. Pikerisht sepse ka koken e shtrember, Kurti dy here rradhas ka qene me Evropen dhe kunder Amerikes. Ishte kunder Rrambujese, sepse ishte me serbin dhe ishte kunder "shkembimit te territoreve", sepse ishte me Merkelin dhe mbrojti Evropen nga "Kutija e Pandores". Kurti do mbetet mbrojtesi me i math i Evropes Kurve dhe do marri cmimin e nderi te Evropes: "kalorsi me fytyre te vrerosur".