BE i përgjigjet Kurtit: Masat ndaj Kosovës do të jenë në fuqi, hiqen kur ta shohin të arsyeshme vendet anëtare

2 Maj 2024, 14:20Rajoni TEMA
BE i përgjigjet Kurtit: Masat ndaj Kosovës do të jenë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se për heqjen e masave ndëshkuese që blloku ka vendosur ndaj Kosovës, vendosin shtetet anëtare e jo Qeveria e Kosovës.

Stano më 2 maj tha se mbajtja e votimeve në komunat në veri të Kosovës më 21 prill, ishte një prej disa kushteve që BE-ja vendosi për heqjen e masave ndaj Kosovës.


Këto votime, ku qytetarët mund të zgjidhnin nëse dëshironin ose jo të largonin kryetarët shqiptarë të zgjedhur vitin e kaluar, dështuan për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftueshme në votime.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më herët gjatë së enjtes tha se Qeveria që ai udhëheq ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese.

“Kur i kemi vendosur masat kemi thënë se ato janë të përkohshme dhe mund të hiqen. Por, për këtë vendin vendet anëtare të BE-së, e jo Qeveria e Kosovës. Masat nuk ishin vendosur vetëm për një arsye, por për disa. Diskutimet për këtë janë në vazhdim e sipër në BE dhe vendet anëtare do të vendosin se a do të hiqen masat dhe kur, a do të hiqen të gjitha apo pjesërisht”, tha Stano, shkruan REL.

Sipas Stanos, vendimi për heqjen e mundshme të masave ndaj Kosovës kërkon një konsensus më të gjerë në gjithë BE-në.

“Ka masa që janë vendosur ndaj Kosovës për arsye specifike. Kur shtetet anëtare vendosin ta bëjnë këtë dhe arsyet nuk ekzistojnë më, ata do të vendosin të heqin masat përsëri, gradualisht ose tërësisht. Por, nuk lidhet vetëm me një incident apo një ngjarje”, tha ai

Komisioni Evropian kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës një vit më parë për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të shtetit.

Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale.

Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Intrumentet e Para-Anëtarësimit).

Pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit të kaluar, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh.

Në fund të prillit, disa burime diplomatike në BE i thanë Radios Evropa e Lirë se shumica e shteteve dërguese të bllokut janë në favor të heqjes të të gjitha masave ndaj Kosovës, ndërsa një numër më i vogël i shteteve do që heqja e tyre të bëhet në mënyrë graduale.

Kundër heqjes së masave, sipas këtyre burimeve, nuk është shprehur asnjë vend anëtar i BE-së.

 

3 Komente

  1. K
    KL

    Me thene te verteten nuk me pelqen menyra se si i rreshton fjalet ky Stano. Eshte nje sjellje brutale dhe pa edukate, qe ti kujtosh popullit te Kosoves se heqjen e masave kunder Kosoves do e beje BE dhe vendet antare dhe jo Kosova. Pra ai ne menyre cinike na "tregon vendin" se po nuk deshi qofte edhe nje vend antar i BE, masat nuk do hiqen. Pra Stano e tejkalon gjuhen e dipllomatit dhe perfaqesuesit te BE. Ai ndoshta mundohet ti beje presion Albinit qe te mos e perdredhe politiken sa andej kendej, here me Putinin dhe here me Vuciqin, por ne kete rast fjala behet per popullin e Kosoves. Me me respekt per popullin, pavaresisht se Albini e ka bere mut dhe nuk dime se cfare popull jeton ne Kosove. A jeton popull ilir apo dardan(a jane dardanet ilire?). A jetojne shqiptaret, kosovaret apo dardharet. Pra Stano nqs e ka me Kurtin qe pjerth lart e poshte dhe ndihmon Vuciqin, nuk ka pse ta beje me zi por ti bjeri ne koke Kurtit dhe jo tja lere kete pune ne dore Sllovakise apo Spanjes...apo...apo... Greqise. Stano praktikisht i perket nje klase politikanesh qe u ka ikur koha ne Evrope. Ata jane perfaqesues te politikes se vjeter evropiane qe duke vene ne grindje shqiptaret me serbet, ruajne kufijte kunder lindjes... Kjo kohe ka ikur, sepse Amerika dhe NATO i treguan vendin kesaj politike, por Stano akoma fle ne keto ujra dhe me sa duket nuk do paqe midis serbeve dhe shqiptaeve, ashtu sic do Amerika dhe Anglia. Tjeter pune eshte se si mendon Albini qe vazhdimisht, njelloj si Stano i kundervihet politikes perendimore... Albini eshte fatkeqesi akoma me e madhe sepse asnje nuk te mbron dot nga "vehtja jote". Populli shqiptar i Kosoves nuk mund te ndeshkohet dhe te rroje nen serbet per hir te Stanos apo pordheve qe ben Albini....

    Përgjigjjuni
    1. E
      E duam Kosoven si Europa, dhe bashke me Shqiperine

      Populli duhet ta heq nga pushteti Kurtin sa ma shoejt, ndryshe te pret te tjera sanksione indirekte. Kosova te ben kujdes se mos e detyron/shtyn BE-ne te meret vesh me Serbine per ta lene Kosoven nen Serbi me kusht qe Serbia ktheje syte nga Evropa. Kosova te mbledhe mendjen mire se ardhja e Trump ne pushtet do jete lajm i keq boll. Ai do ta bon Kosoven pjese te zgjidhjes per luften e Rusise ne Ukraine, pra per fatin e Kosoves do vendos Putini me Vucicin. Rekomandim i arsyeshem per popullin dardan: 1. largoni urgjentisht Kurtin nga pushteti, 2, krijoni qeveri te unitetit dardan me synim BE-ne, 3. Konsultohuni e bashkerendoni me Tiranen si me veprue, pra hapat afatshkurter per tu ndjek deri ne fund te ketij viti. Ndryshe dardanet te fillojne te pergatiten per me keq.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        Hipokrizia dy standartesia e trajtimit te konfliktit Serbi-Kosove nga ana e Europes ka qene dhe do mbetet epike. Nga njera ane i vendos sanksione nje vendi qe eshte nga me pro BE-se dhe SHBA-se si Kosova dhe nga ana tjeter perkedhel Serbine duke mos i vene asnje sanksion per "faje" te njejta si edhe ato te Kosoves. Imagjinoni sikur ne vend te Serbise te dergonte terroriste Kosova ne territorin serb dhe te vriste nje polic atje. Do ishte bere kataklizmoja dhe rrufete e legeneve europiane do i drejtoheshin tere popullit te Kosoves per vite te tera. Kesaj i thone vari leshte kesaj pune. Kosovaret duhet qe te mbledhin mendjen dhe te shpallin bashkimin me Shqiperine. Pas kesaj, cfare do beje kurva Europe? Do na haje mune, sic thone leberit. Nje fjale e vjeter shqipe thote: Lere se s'ta jap; merre se s'thote gje...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje