Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës

1 Maj 2024, 19:30Rajoni TEMA
Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim

“E duam Serbinë, e kemi vend fqinj por nuk mund të heqim dot dorë nga njohja e Kosovës”. Kështu është shprehur kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç në një intervistë për median gjermane “Berliner Morgenpost”.

Spajiç ka thënë se vendi i tij synon të ketë raporte të mira me Serbinë, por jo duke hequr dorë nga objektivat e veta strategjike.

“Rreth 40 për qind e turistëve janë serbë etnikë. Është shumë me rëndësi për ne të mbajmë raporte të mira me Serbinë. Megjithatë, ne nuk do të heqim dorë nga objektivat tona strategjike, për rrugën tonë evropiane, për anëtarësimin në NATO dhe njohjen e Kosovës. Do të ndihmojmë që Serbia dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor të afrohen më shumë me Evropën”, ka deklaruar Spajiç.

1 Komente

  1. A
    Agjenti I vjeter

    Serbet vazhdojne e ja fusin vehtes duke I rene ndesh eu dhe usa , por pse duhet te ja fusin dhe keta tanet ?! Po te kemi mardhenie te ngrira me ta do jete clirim dhe begati per ne ! Prandaj ngrirja duhet te filloje me Sale iliri Monika Josefina e bamiri jane

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje