Cameron: Të forcojmë KFOR në Kosovë, kam kontaktuar më sekretarin e NATO-s

1 Maj 2024, 14:50Rajoni TEMA
Cameron: Të forcojmë KFOR në Kosovë, kam kontaktuar më

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron ka kërkuar nga Aleanca e Atlantikut Verior që të ketë më shumë prani forcash në misionin e KFOR në Kosovë.

Në një raportim në dhomën e Lordëve në Parlamentitn Britanik, i pyetur për situatën në Ballkan, Sekretari i Jashtëm deklaroi se pas vizitës në Kosovë, ka kontaktuar sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe i ka kërkuar atij që te bëhet më shumë.

Kreu i diplomacisë britanike u shpreh se KFOR-i duhet të jetë më i fortë dhe më i guximshëm.

Misioni i KFOR në Kosovë është kthyer në qendër të vëmendjes pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës dhe sulmit të armatosur në Banjskë.

Qeveria e Kosovës ka ngritur shpesh herë alarmin për skenarë dhunë dhe provokimi ushtarak nga ana e Serbisë. Shumica e vendeve perëndimore kanë kërkuar angazhim më të madh të misionit ushtarak për të shmangur incidentet mes Serbisë dhe Kosovës.

 

1 Komente

  1. e
    emigranti

    Tani duket se edhe Perendimi e ka kuptuar qendrimin e Serbise. Mjaft me me kulacin per Serbine dhe kerbacin per Kosoven. Eshte koha qe duhet ti tregohen muskujt Serbise.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje