“Vuçiç po na kërcënon me luftë”, Bosnja në alarm, presidenti serb: Makineri gënjeshtrash kundër nesh

30 Prill 2024, 20:41Rajoni TEMA
“Vuçiç po na kërcënon me luftë”, Bosnja

Fjalimi i Presidentit serb Aleksander Vuçiç ditën e hënë, ku paralajmëroi se miratimi i rezolutës për Srebrenicën në OKB do të nënkuptonte hapjen e kutisë së Pandorës, ka shkaktuar alarm në Bosnjë.

Në një letër dërguar një sërë organizatave ndërkombëtare, si NATO dhe EUFOR, shoqata e viktimave dhe dëshmitarëve të genocidit dhe Lëvizja e Nënave të Srebrenicës kërkojnë dërgim të trupave në kufi, përballë atyre që i shohin si kërcënime për luftë.  

“Pyesim se çfarë nënkupton hapja e “Kutisë së Pandorës” me armët e siguruara nga Rusia dhe Kina? A nënkupton një luftë të re apo vazhdimin e ëndrrave të papërmbushura të Presidentit serb? Vuçiç është një person që ka kërcënuar publikisht se për një serb do të vriste qindra myslimanë dhe deklaratat e një personi të tillë duhet të merren seriozisht. Ne ftojmë të gjithë përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar të marrë seriozisht kërcënimet dhe të dërgojë me urgjencë forca të NATO-s në kufi”.

Nuk ka vonuar reagimi i Vuçiçit, i cili përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, sulmoi atë që e quajti makineri të gënjeshtrave rajonale dhe botërore kundër tij. Ai hodhi poshtë pretendimet se kishte kërcënuar me luftë: “Edhe pse në konferencën për shtyp fola pa mëdyshje për nevojën e ruajtjes së paqes, ju referova faktit se miratimi i një rezolute për Srebrenicën në Kombet e Bashkuara do të nënkuptonte hapjen e kutisë së Pandorës.

Me këtë kisha parasysh një numër të madh rezolutash që do të dalin para OKB. Sot, të gjitha mediat rajonale, nënat e Srebrenicës e të tjerë, thonë se kutia e Pandorës lidhet në fakt me një luftë kundër fqinjëve tanë, me armatosje të mëtejshme, edhe pse ishte plotësisht e qartë se nuk kishte të bënte me këtë”.

Vuçiç e mbylli mesazhin e tij, duke thënë se e vërteta do të fitojë përballë fabrikës së gënjeshtrave kundër Serbisë.

2 Komente

  1. M
    Miku yt

    Vuciqi me "Kutine e Pandores", kercenoi Evropen edhe per rastin e pranimit te Kosoves ne KiE. Ne rastin e Kosoves ai kercenon sipas modelit qe cdo promovim i Kosoves prish statukuone. Sipas tij ne kete rast statukuoja eshte "Kosova pjese e Serbise". Pra kushtetuta serbe duhet te respektohet. Ne rastin e Srebrenices situata eshte ndryshe, megjithate Vuciqi perdor te njejten term, por ne sencin e te drejtave te pakicave. Praktikisht ai eshte i pacipe ne kercenimet qe ben per "Kutine e Pandores", qe thene troc do te thute "mos lini shejtanet jashte kutise". Shejtanet, per Vuciqin jane shqiptaret dhe kroatet, por ne dy situata te ndryshme. Vuciqi nuk shikon ne shume drejtime por vetem ne te drejten serbe qe kundershton vehtveten. A eshte Vuciqi me te drejten shteterore apo me te drejten njerezore, kjo sipas rastit dhe sirase... Ai ka te drejte gjithmone sepse eshte serb dhe kercenon Evropen dhe boten me lufte....Nga ana tjeter shikoj qe Kurti eshte konfjuz. Ai kohet e fundit ka thene qe serbet e Kosoves duhet ta bejne asociacionin vete sepse ai eshte per respektimin e te drejtave te serbeve. Kurti as qe mendon se Vuciqi ne kete rast do udhezoje serbet qe te kerkojne nje asociacion te tille qe te hedhi ne ere Kosoven. Ai nuk degjon Evropen por automatikisht eshte gjithmone kunder hapjes se "Kutise se Pandores" nga serbet. Ai per hir te saj do pranoje qe asociacioni te jete "republike" brenda Kosoves, sepse ka frike nga hapja e "Kutise se Pandores", sic beri edhe ne rastin e "shkembimit te teritoreve", ku mbeshteti Merkelin kunder Trampit. Ishte Merkeli e para qe foli per rrezikun e "Kutise se Pandores" ne Evrope dhe Kurti nga frika e kutise, sot do e coje Kosoven ne gjirin e Serbise, nepermjet te drejtes serbe per ta bere vet asociacionin serb brenda Kosoves. A ka llogjike shqiptare ketu?

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hamleti

      SHKIE ! Ju kujtohet kur Amerika mbylli njërin sy në luftën e fundit të agresionit serb mbi Bosnjën? Brenda pak ditësh shkiet nisën boshatisjen e Banjallukës. Po u përsërit, Bosnja është shtet tashti... shkiet do humbin udhën e do nisen nga Karpatet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje