Gazeta gjermane: Bojkoti i zgjedhjeve dhe kurthi i Serbisë kundër Kosovës në KiE

29 Prill 2024, 16:00Rajoni TEMA
Gazeta gjermane: Bojkoti i zgjedhjeve dhe kurthi i Serbisë kundër

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung ( FAZ), ka publikuar një shkrim për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Berlin dhe zhvillimet rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshilin e Evropës.

Sipas medias gjermane, mbështetja tek Komiteti i Ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës nuk është aq qartë sa në Asamblenë Parlamentare të KiE ku u rekomandua pranimi.

Sipas gazetës Kurti ka thënë se Asociacioni mund te themeleohet  nga vetë serbët sepse Qeveria s’mund ta imponojë atë pasi do te ishte shkelje e parimeve të Këshillit të Evropës dhe Kushtetutës së Kosovës. BE ka propozuar draft-statut për Asociacionin, por FAZ përmend se QUINT( pesë vendet perëndimore) kanë propozuar po ashtu.

Por, gazeta gjermane thekson se në komunat veriore nuk janë zgjedhur as kryetarët e rinj dhe kjo sipas shkrimit është bërë qëllimshëm si kurth për të bllokuar Asociacionin dhe integrimin e Kosovës në KiE.

“Beogradi i ndalon politikanët serbë të ndërmarrin iniciativa premtuese për të krijuar një asociacion të komunave ose të mbështesin propozime që janë në përputhje me Këshillin e Evropës, ndërsa në të njëjtën kohë ankohen me zë të lartë për mungesën e atij asociacioni.

Në Beograd është krijuar një justifikim i përsosur për diplomacinë serbe për të penguar integrimin e Kosovës në Perëndim. Me dorën e majtë Kosovës po i vihen kushte, e djathta po siguron që ato të mos plotësohen”, shkruan gazeta gjermane.

Pikërisht për këtë, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung se politikanë të SPD kanë sugjeruar që të evitohet kurthi i Vuçiçit.

“Në mënyrë që të plotësohet kërkesa e Quintit,në Berlin pati gjithashtu diskutime nëse propozimi për një asociacion serb të komunave mund t’i dorëzohej tani për shqyrtim juristëve kushtetues të Këshillit të Evropës. Kjo mund të jetë një rrugëdalje nga kurthi serb, sipas politikanëve të SPD-së në Berlin”.

QUINT ka kërkuar që draft-statuti i Asociacionit te dërgohet për vlerësok në Gjykatën Kushtetuese si një hap i Qeverisë Kurti për themelimin e Asociacionit që do t’i bindte vendet anëtare ta japin votën e tyre pro Kosovës për anëtarësim në KiE. Kërkese të njëjtë ka bërë edhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron.

2 Komente

  1. m
    meta

    Kurthin e ndertoj vete Gjermania e Franca para 10 viteve, dhe tani jeni ra vete keta. Kosova paguan.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pesimisti

      Sipas gazetës Kurti ka thënë se Asociacioni mund te themeleohet nga vetë serbët sepse Qeveria s’mund ta imponojë atë pasi do te ishte shkelje e parimeve të Këshillit të Evropës. Hajde dhe thuaj qe Kurti nuk po punon per idene e Vuciqit qe asociacioni te jete "serpka republika" ne Kosove, njelloj si ne Bosnje. Kurt idjotit nuk i vete mendja qe kete "tradheti" te Kurtit do e botojne gazetat. Kurti bile ka kundershtuar, me pare edhe Evropen per asociacionin, kurse sot ja ka kaluar edhe Evropes dhe thote qe asociacionin ta formojne serbet duke e futur ne kete menyre problemin ne rrugen e mutit. As Vuciqit nuk i ka shkuar mendja qe asociacion ta formojne serbet, sepse do ishte kerkese jashte normave demokratike dhe e hapur per "serpska republika, brenda Kosoves. Sipas Kurtit keta serbe qe do formojne asociacionin valle do mendojne per Kosoven apo per Serbine e Madhe. Eshte ky Kurti idjot apo shejtan qe gjithmone e fut Kosoven ne rruge pa krye. Per ke punon Kurti?!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje