Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është shprehur së fundmi se vendi i tij duhet të jetë i gatshëm për luftë, pasi sulme si ato të Banjskës mund të përsëriten shumë shpejt.
Gjatë një interviste për mediat ukrainase, Bislimi shtoi se sulmet hibride tashmë janë një realitet dhe për këtë arsye duhen marrë masat.
“Ne duhet të jemi të gatshëm për luftë. Por, një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi jemi të mbrojtur nga trupat e KFOR-it.
Megjithatë, siç tregoi shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të niset kundër nesh dhe ne duhet të jemi të përgatitur që kjo të ndodhë përsëri në çdo kohë”, deklaroi Bislimi.
Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha për të njëjtën media se sulmi në Banjskë mund të kishte shkaktuar më tepër viktima. Sipas tij, trupat serbe në këtë sulm kishin si objektiv pushtimin e veriut.
“Kjo situatë tregoi se jetët e të gjithë qytetarëve tanë, pavarësisht nga etnia, janë të rëndësishme për ne.
Sulmi ndaj manastirit mund të kishte çuar në viktima të shumta civile, kështu që ne duhet ta braktisnim atë,” tha Maqedonci.
LUFTA eshte pjese e jetes e mbare kombit tone.Kur kan qen te lire te jetojne ,te lire te punojne nga stergjysherit tane gjysherit,prinderit edhe ne rinia ,ne lufte kemi lindur dhe ne flaket e luftes jemi rritur.Sipas te gjitha ketyre fakteve,armikun e kemi shekullor,eshte agresor i pa shpirt ,vret djeg,perdhunon ,shkaterron !debon,na ka syrgjynosur rrugeve te botes...cfare duhet qe te ndalohet?Per kete egersire duhet vetem gjuha te cilen kerkon ai ,te perdorim edhe ne,me mire te jetojme si LUAN nje periudhe te caktuar se sa skllev tere jeten,vetem pushka na ka mesuar historia e zgjedh problemin tone...
Ju te VV o zotri zv.KM i Kurtit nuk jeni gati per lufte por per rremuje mes kosovareve. Ju jeni hordhi te serbit more burrec legen antishqiptar si edhe Kurt e Gervalla. Turpe per ata qe u zgjedhin ju, ata e kane fajin se pari qe po e merrni ne qafe Kosoven more klan antiperendimor i Kurtit.
Antishqiptar eshte vetem rama i patronazhisteve
U dëshmua se nuk e ka përmend luftën.