Kurti bisedë telefonike me kancelarin gjerman, kërkon mbështeje për anëtarësimin në KiE

29 Prill 2024, 14:32Rajoni TEMA
Kurti bisedë telefonike me kancelarin gjerman, kërkon mbështeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.


Ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën.

Në një postim në platformën X, Kurti shkruan se shpreson që shteti gjerman të mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. 

“Në një telefonatë me Olaf Scholz i shpreh mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e PACE.  

Unë gjithashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, shkruan ai.

 

Lini një Përgjigje