Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se autoritetet në Kosovë ia kanë refuzuar kërkesën që të zhvillojë një vizitë në Kosovë për Pashkët Ortodokse gjatë fundjavës.
Sipas një njoftimi të kësaj zyreje, Petkoviç gjatë kësaj vizite ishte parparë të merrte pjesë në liturgjinë e mesnatës për Pashkët në Manastirin e Deçanit, pastaj në shërbesën në Manastirin e Graçanicës në mëngjesin e Pashkëve dhe në një takim me të rinjtë në Manastirin e Draganacit.
“Ndonëse vizita ishte ekskluzivisht e karakterit fetar dhe përfshinte ekskluzivisht vizita në manastire dhe në vendet e shenjta të Kishës Ortodokse Serbe, në frymën e festës më të madhe për serbët, pa qëllime politike, autoritetet në Prishtinë e ndaluan vizitën e tij pa asnjë shpjegim”, tha Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe.
Kjo zyrë tha se për më shumë se një vit, Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po e pengon Petkoviçin që të vizitojë serbët në Kosovë.
“Këto ndalime [të vizitave] jo që janë të pabaza, por paraqesin edhe shkelje të drejtpërdrejtë të Marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe atë për vizita zyrtare, veçmas kur bëhet fjalë për kryenegociatorin në dialog nga pala serbe”.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ende nuk është përgjigjur në pyetjen dërguar nga Radio Evropa e Lirë për të konfirmuar ose për të hedhur poshtë njoftimin e palës serbe.
Në të kaluarën, Kosova ka refuzuar kërkesat e parashtruara nga Petkoviç për të zhvilluar vizita, duke thënë se refuzimi ishte për shkak të “deklaratave provokuese”.
Ndërkaq, në janar të këtij viti, Serbia ia refuzoi kërkesën për vizitë ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. Ai kishte planifikuar që të vizitonte komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, që janë të banuara me shqiptarë.
Çështja e vizitave zyrtare mes Kosovës dhe Serbisë rregullohet përmes një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Këto vizita duhet të paralajmërohen përmes zyrtarëve ndërlidhës të Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, autoritetet e shteteve përkatëse duhet t’i autorizojnë ato./REL
Nuk kuptoj se ku e ka te miren Kosova qe te kete te njeten sjellje qe ka Serbia ndaj Kosoves. Ndoshta teoria e reciprocitetit i ka zene frymen Kurtit, qe ne pamje te jashtme duket sikur luan lojen orgjinale "ma nep ta nap, hidhe pertej". Ky skenario i sherben politikes se acarimit te puneve dhe jo te zgjidhjes se problemit. Nuk kuptoj se cte keqe do kish Kosova qe Kurti ti jepte leje ketij pinjolli te antishqiptarizmes dhe ti tregonte botes se ne nuk jemi si serbet dhe jemi me politiken e Evropes. Pse dhe ne te tregohemi qe jemi bashkepunetore te politikes serbo sllave per shpqrthimin e Luftes Boterore ne trruallin evropian? Kush e meson Kurtin qe me fjale patriotike te punoje per strategjine ruso-serbe? Pse ky Kurt trimeria nuk bisedon per keto pune me keshilltaret shqiptare dhe miqte ne Amerike apo Evrope? Valle ai i di punet me mire, apo ashtu ja do puna e shejtanit?...
Mos je i LDK, resp kushëri i Ramazomutit ?