Kosova, regres me median! Sulmet ndaj gazetarëve u rritën gjatë tensioneve Prishtinë-Beograd

3 Maj 2024, 15:17Rajoni TEMA

Kosova, regres me median! Sulmet ndaj gazetarëve u rritën gjatë

Dita e Lirisë së Shtypit i gjen mediat në Kosovë në betejë me presionet politike e rritje të sulmeve ndaj gazetarëve.

Sipas raportit të Reporterëve pa kufij, vendi ka shënuar regres prej 19 vendesh në lirinë e mediave.

Sulmet ndaj gazetarëve dhe punëtorëve media, raporti konstaton se u rritën në kohën e tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Siguria e gazetarëve natyrisht ka qenë një shqetësim vitin e kaluar, ka vazhduar të jetë edhe këtë vit. Ne kemi marrë 30 sulme në pesë javë në veriun e Kosovës, duke përfshirë sulme fizike, dëmtim të pronave dhe të mjeteve të punës së gazetarëve”, tha kryetari i AGK, Xhemajl Rexha.

Mes tjerash, presioni dhe sulmet politike ndaj gazetarëve shënuan rritje gjë që e bën situatën alarmante në Kosovës.

“Ata zgjedhin që të bëjnë asocime të rrezikshme për media, gazetarë, opinionistë, njerëz të shoqërisë civile të cilët janë kritikë. Me lehtësi të padurueshme, ata të lidhin me Serbinë, të lidhin me Rusinë, ata të bëjnë të paguar prej Serbisë e Rusisë, paramendo çfarë efekti ka në publik kjo pastaj”, tha Imer Mushkolaj, nga Këshilli për Mediat e Shkruara.

Kosova shënoi regres në lirinë e mediave edhe për shkak të ndërhyrjeve të tjera politike në trupat rregulluese të mediave.

Faktori ndërkombëtar po ashtu e sheh shqetësues regresin në lirinë e mediave.

“Duhet të shmangen Me çdo kusht hapat të tillë si dispozitat për largimin e anëtarëve apo lehtësirat që partitë politike të marrin licencat. Shmangni këto hapa që janë vital për pavarësinë apo ndikojnë në politizimin e vendimmarrjes”, tha Michael Davenport, Udhëheqës i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Nga pozita e 56-të ku radhitej Kosova vitin e kaluar, në 2024 ka rënë në pozitën e 75 në mesin e 180 vendeve.

1 Komente

  1. b
    bashkimi per drejtesi

    REGRES REGRES REGRES , Aspak për tu çudit, u dashtë që Departamenti i shtetit të SHBA-s pastaj Organizata Freedom House dhe tash Reporterëve pa kufij’ të cilët flasin dhe ngrehin alarmin e për përbaltjen e situatës me autokracisë kundër demokracisë në Kosovë dhe rrezikun nga pushtetarët e Kosovës dhe armata digjitale – analfabetëve funksional të VV –Kurtit ’ Po na i hapin sytë për jetën e të kësaj qeverie dhe përkrahësve të saj . Që nga themelimi i VV ishim në REGRES nga dhuna kundër institucioneve të Kosovës, Pavarësisë, simboleve, lufta kundër UÇK-s çlirimtare, kundër miqve SHBA, BE, e në veçanti vendit amë – vëllezërve tanë në Shqipëri dhe fyerje e sharjet ndaj personaliteteve dhe organizatave ndërkombëtare . REGRES në sovranitetit, në punësim, në pozitën e Kosovës jashtë vendit me asnjë njohje, SEKSIONE, me situata alarmantë në korrupsion, nepotizëm, përbuzje ekstreme të veteranëve, policisë, arsimit shëndetësi pensionisteve etj. Burgosjen dhe mos ndihmë materiale të kreut të UÇK-s mos mbajtja e asnjë premtimi dhe dënimi i qytetareve të komunave që nuk e votuar. /vetëm 4 komuna me 8 % të popullatës marrin 52.3 % të buxhetit të Kosovës - nga taksat tona. REGRES shkarkime, shantazhe ndaj atyre që konsiderojnë kundërshtar politik, përçarje e popullit shqiptar jo vetëm në Kosovë por në Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal ti Zi dhe dështimi madhor në Shqipëri. Tash kur janë ofruar zgjedhjet shkojnë e vajtoj me lot përpjetë te varret e dëshmoreve dhe martireve me atë dhe përkulën për vota etj. etj. Prandaj ku mbretëron korrupsioni, nepotizmi, dhe ndalimi i lirisë së shprehjes dhuna, arroganca, mashtrimi, përbuzjet, fryrjet e kërcënimet nuk ka demokraci por është ANARKI DHUNË DHE URREJTJE. Bota po na sheh e vajton për ne për papunësi ikje nga vendi, varfërinë dhe mjerimi ynë etj. REGRES, disa në Kosovës ende nuk po SHOHIN nga mjegullia për KOLLTUK E KARRIERË E TENDERËT dhe na FRIKËSOJNË ME LUFTË të Serbisë me të cilët kanë bashkëpunim solid. Pyetni pushtetaret se ata i din këto sidomos Vuçiq dhe Radojqiq, Ju pushtetar dhe ju vazhdoni të injoroni botën demokratike sepse populli Kosovës / jashtë VV-s dhe Guxo/ është shtri për tokë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje