Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka potencuar se misioni ushtarak përpos që ka burime të mira, është i përkushtuar të parandalojë çdo rrezik të përshkallëzimit.
Një deklaratë të tillë Ulutas e bëri në pyetjen se a ekziston vërtetë rreziku që Serbia të sulmojë ushtarakisht Kosovën, siç kanë artikuluar liderët institucional në Prishtinë.
“Ne vazhdimisht monitorojmë të gjitha zhvillimet relevante që mund të ndikojnë në sigurinë në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal.
KFOR-i ka burime të mira dhe është krijuar për t’u përballur me të gjitha sfidat që mund të ndikojnë në mjedisin e sigurisë”, ka thënë ai në një intervistë për mediumin serb me seli në Kosovë, Kosovo Online.
Në pyetjen se në të ardhmen e planifikohet të rritet numri i pjesëtarëve të KFOR-it, Ulutas ka potencuar se aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin plotësisht përpjekjet e KFOR për sigurimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.
“Ne gjithmonë do të sigurojmë që misioni ynë të mbetet i pajisur mirë dhe i vendosur mirë për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij si reaguesi i tretë i sigurisë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX)”.
hahaha, ashtu eshte, ka potencuar hahaha,kara
hahaha, ashtu eshte, ka potencuar hahaha,kara
Ka potencuar?????Si i jashtem flet ky gazetari o Mero do tu mesosh shqip kerricave qe ke punesuar.
Shume redaktore injorante jeni ju te temes, sepse gazetare nuk mund te ju quajme. E lexoj prej vitesh gazeten tuaj per informacionin. Ne çdo numer ka me qindra e mijera gabime gjuhesore: gramatike, sintaksore, drejtshkrimi, te pastertise se gjuhes etj. Ne keto qindra e mijera gabime me ka bere pershtypje nje "neologjizme"fjale e re e krijuar prej jush, folja "potencoj", te cilen e perdorni ne vend te foljeve e te shprehjeve foljore: theksoj, perforcoj, nenvizoj, parashtroj, ve ne dukje e te tjera. Sa te paditur qe jeni(!)dhe ju duket vetja shume te ditur. Mesoni shqip dhe shkruani shqip.
Potencuar, Relevant=injoranca kulturore e shkruesit
Ka potencuar- ha potenziato... as ne italisht nuk ekziston kjo shprehje (ka ngritur ne fuqi). Vetem Google ben gabime te tilla.
Artikull shkruesi kuptohet se esht nga Kosova . Po ti degjosh Shqiptaret e Kosoves kan shum mangesi fjalesh ne fjalorin e tyre Shqip,te pershtatura ne gjuhen e vendeve ku kan emigruar ! Nuk arrij ta kuptoj,ne e kan per tu treguar se jan te dalur neper bot,apo mangesi gjuhesore ? Ne Kosov jo vetem po humbin gjuhen,por po humbin me kryesoren : dinjitetin dhe krenarin Komtare !!! Ne shum emisione ne Kosov,do te degjosh "intelektual" ti meshojn tezes se ka dy kombe Kosov - Shqiperi ! Esht tradhti dhe absurde te diskutohet ndarja e Kombit nga ata "intelektual" te cilet ne mendjen e tyre ,te duket se kan "kalifatin Ballkanik" Bosnje, Kosov, Maqedoni ! Kur degjon shifrat se 50% e Kosoves e duan bashkimin,dhe pjesa tjeter jo, tregon mosmirenjohje per Atdheun Shqiperin, e cila e armatosi per liri,dhe e ndau buken e varfer pergjysem me gjakun ton Kosovar matan kufirit . Gjithmon thoja qoft e afert dita e bashkimit te Kombit , por kur shikon ne perditshmeri, se Kosova e ndjen veten me afer Turqis se Shqiperis , e vetmja fjal qe mund te murmuris neper dham esht : Tradhtia dhe poshtersia qenka "virtyt " i Kombit ton !