BE harron “non gratat”, Borrell thotë se mezi pret të punojë me qeverinë serbe

4 Maj 2024, 11:51Rajoni TEMA
BE harron “non gratat”, Borrell thotë se mezi pret të

Bashkimin Europian duket se nuk po e shqetësojnë dhe aq shumë të sanksionuarit që janë pjesë e qeverisë së re të Serbisë.

Shefi i diplomacisë së jashtme, Josep Borrell, në reagimin e parë, tha se mezi pret që të punojë me qeverinë e re të Beogradit.

“Urime kryeministrit të ri të Serbisë, Millosh Vuçeviç. Mezi pres të punoj me ju, ministrin e Jashtëm Marko Gjuriç dhe Qeverinë serbe, për ta çuar Serbinë përpara në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Borrell në rrjetin social X.

Por nënvizoi se përputhja me vlerat dhe politikat e bllokut janë thelbësore për rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Por në qeverinë e re të Serbisë, janë dy të sanksionuar nga Amerika, përfshirë këtu dhe Aleksandër Vulin, një politikan shumë i afërt me Rusinë.

5 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Qe nga deklarata e borrelit se mezi po pres te filloi punen me gjuriqin kan plasur reagime te shumta nga politikaj kosovar, dhe çuditrisht te gjithe ata qe para kater vitesh deklaronin se mezi po presim ta fillojme punen me llajqakun nderkohe qe ish presidenti Thaqi pati deklaruar se llajqaku nuk mund te ishte i besuar per ndermjetsues me serbine, dhe tash po mundohem ta kuptoj dallimin mes politikajve tane dhe borrelit, gjuriqit dhe llajqakut por siq duket qellimi eshte i njejti, ish presidenti Thaqi vetem se nuk e pranoi llajqakun perfundoi ne hage dhe mender presednike osmanka dhe kurrci u bashkuan me vuqiqin dhe akuzuan Thaqin si shkaterrues i bashkim vllaznimit, nderkohe qe si llajqaku si borreli si gjuriqi apo vulini te njejtin çellim kan ta rikrijojne serbosllavine, kete e thot dhe vet borreli te cilit po i ngutet te fillon punen me kriminelet ashtu siq nguteshin dy pis qeveritaret tane.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Per kete njeri kur eshte zgjedhur si komisar i politikes se jashtme te BE-se,nder te tjere,ka lobuar fort edhe Serbia, ku vete serbet e kane deklaruar publikisht qe kane shpenzuar qindra milione dollare ne lobime kunder Kosoves.Se shpejti jane edhe zgjedhjet,shpresojme qe Shqiperia,Kosova, te bejne te njejten gje,dhe me aleatet e tyre te ngushte, te shtyjne qe ne politiken e jashteme te BE-se,te mos jete e lehte te zgjidhet ndonje perfaqesues i nje nga 6 vendet qe nuk pranon Kosoven si shtet te pavarur,keshtu te mos ja shofim syte perseri nje tjeter Stano e Borrelles,duke e pare mire qe gjate mandatit Borrellja,ka shfrytezuar hapesirat qe BE ka lene ne ato funksione,per te bere edhe nje politike te jashtme nacionale ne interes te vendit te origjines,kjo eshte konstatim tashme,duke pare agresivitetin e politikes se jashtme te SpanjesRumanise,Sllovakise kunder Kosoves,dhe qendrimet qellimisht "ambigue" kundrejt viclave serbe nga zyra eperfaqesesit te politikes se jashteme te BE-se, spanjollit Bollell!!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjilani.N N.

        Qe qfar kuadrash kae BE-ja,shka pritet prej keti matufi.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hipokrizi e gjalle

          Sanksionet me Kosoven mbajini.Aman mos I vini sanksione Serbise se gjynah kane vojtur shume...

          Përgjigjjuni
          1. P
            Papi

            Po pra....amani ore ju të Brukselit...! NUK E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EVROPA!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje