Eksperti për Çështjet e Sigurisë, Hajrulla Tërnava foli mbi detajet e reja rreth ngjarjes së rëndë që tronditi Prishtinën vitin e kaluar ku mbeti e vrarë Liridona Ademaj.
Për vrasjen e rëndë mes të arrestuarve është edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli.
Tërnova bëri me dije se njëri prej katër të arrestuarve, konkretisht Tom Dodaj personi që i shiti armën vrasësit, është liruar nga qelia. Akuza që rëndon ndaj tij është ajo e trafikut të armëve dhe jo vrasja e Liridonës.
“Personat në fjalë janë të burgosur, hetimet janë në vijim e sipër. Gjatë këtyre ditëve është liruar njëri prej atyre që u ka shitur armë.
Është konstatuar se ai ka shitur armë për qëllimin e vetë por jo për vrasjen e Liridonës. Por tani ai ngarkohet për veprën tjetër të shitjes së armëve jo për vrasjen e Liridonës.
Tre të tjerë janë të paraburgosur dhe do dalin para gjyqit dhe do marrin dënimin e merituar. Meqenëse u është vazhduar paraburgimi pritet që në fund hetuesia të vendosë për fatin e tyre”- u shpreh eksperti në një lidhje skype për “Breaking” në Top News.
Ai bëri me dije se prokuroria mund të ketë gjetur prova të reja në telefonin e Murselit mbi ngjarjen e rëndë, prova të cilat nuk i bën publike.
Nuk mund te kete dy shites arma. Njeri e ka dhene me doren e tij dhe po nje dore ka marre parate dhe i ka futurn e xhep. Cfare i keni keto lajme idiote