Knaus: Franca dhe Gjermania po përgatiten të bllokojnë pranimin e Kosovës në KiE

4 Maj 2024, 13:23Rajoni TEMA
Knaus: Franca dhe Gjermania po përgatiten të bllokojnë pranimin e

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, tha se disa shtete, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, janë duke u përgatitur që të bllokojnë një votim gjatë majit për pranimin e Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës (KiE).

Përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter, Knaus tha se një grup shtetesh po përgatitet të veprojnë kundër rekomandimit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, që tha se Kosova ka përmbushur kriteret për të qenë pjesë e organizatës.


“Aktualisht, disa qeveri të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, përfshirë atë të Gjermanisë dhe Francës, po përgatiten ta bllokojnë një votim në maj për pranimin e Kosovës, duke injoruar rekomandimin e Asamblesë Parlamentare të dhënë në prill”, shkroi Knaus.

Sipas tij, një bllokim i tillë vjen pas një fushate të bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Kjo pason një fushatë të presidentit të Serbisë, [Aleksandar] Vuçiq, përfshirë edhe apelin e tij personal ndaj presidentit [të Francës, Emmanuel] Macron, që të mos lejojë votimin – dhe një zotim serb për të blerë 12 avionë luftarakë francezë Rafale”, shkroi Knaus.

Më 16 prill, Asambleja Parlamentare votoi në favor të raportit që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Çështja tani është në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj. Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Këshillin e Evropës takohet një herë në vit, tradicionalisht në muajin maj.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës, themeluar më 1949.

Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Një prej përfitimeve direkte të qytetarëve të Kosovës nga anëtarësimi eventual në Këshillin e Evropës do të jetë qasja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut [GJEDNJ].

Gjatë mbledhjes së Asamblesë Parlamentare, Serbia kishte kërkuar që Kosovës t’i vendosej si kusht për anëtarësim, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Megjithatë, amendamenti për këtë kusht nuk mori mbështetje.

7 Komente

  1. T
    Te bon t'fala nga Franca e Gjermania o Kurt debili

    Hiqne Albinin nga oushteti o popull i VV. Mot do i bini pishman po do jet von.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjakove

      o debil komentues, Perse nuk e fusin Shqiperine londineze ne BE kur dihet qe aty eshte antikurti Rama?! Jo debilo, jo.Nuk ka te beje kjo me individ, o debil i debilit.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Ashtu eshte, nuk ke cfare ben

      Ideja se Shqiperia dhe Kosova do pranohen ne BE eshte qesharake. Franca sidomos gjithmone do te jete kunder, fshehurazi ose haptazi.

      Përgjigjjuni
      1. l
        lani

        e vertet

        Përgjigjjuni
      2. d
        durresi

        po lideri global, sa njohje i solli Kosoves? Apo ende kujdeset qe te mirkuptoj vellaun e tij Vucicin.

        Përgjigjjuni
        1. e
          emigranti

          Franca ne vazhdimesi ka qene mbeshtetese e Serbise dhe kunder interesave te shqiptareve. Pa folur per voten e saj ne dem te shqiptareve qe ne fillesat e shtetit shqiptar, por vetem se fundmi, qe me nisjen e sulmit te NATO- s ne Serbi ishin oficeret franceze qe informonin Serbine per oren dhe vendin ku do te kryheshin sulmet e avioneve te NATO - s. Me pas me marrjen ne dorezim te pjeses veriore te Kosoves ne kuader te KFOR - it, trupat franceze vune traun duke penguar qarkullimin e lire dhe kontrollin e shtetit kosovar ne ate rajon. Ndersa tani kur Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes miratoi me shumice votash Kosoven si anetare te KIE, nxjerrin pengesa shtese per pranimin e Kosoves, duke plotesuar deshirat e kriminelit Vucic per asosacionin. Qeveria kosovare, por edhe opozita duhet te dalin me qendrim te prere, se asosacioni do te lejohet vetem nese Serbia njeh Kosoven dhe te jete ne perputhje me Kushtetuten e Kosoves. Edhe nese Kosova e ploteson edhe kete kusht mjaft te demshem per Kosoven, nderkohe qe Serbia nuk ka bere asnje hap perpara, Franca do te nxjerre pengesa te tjera per te mos pranuar shqiptaret ne Europe, ne mbeshtetje te interesave greko - sllave.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Flamur Struga

            Qe kjo bote eshte zuzare ,nuk diskutohet.Ne politike sinqeritet nuk ka,kush do qe do te ndihmoj do te kerkoj harac.Ne si nje popull qe dikur te paret tane kane jetuar edhe ne Romen e vjeter(fiset ,japig dhe venetet)kane jetuar ne te gjithe bregdetin Adriatik,.Edhe ky beogradi i ketyre diteve,ka qen i populluar 80%me shqiptar,...Lufterat qellimet e rusoserbeve per te na cfarosur kane egxistuar prej dhekullit 18 deri sot (e marte 7maj 2024).Ky eshte nje realitet i dhimshem,qe te detyron te mendojshe se perse e tere kjo urrejtje kjo arrogance te kete rusoserb me nje mentalitet feudalistesh...Ne bote ka edhe njerez te aresyeshem ,te cilet i ballancojne gjerat per te dhene nje koncept te saket ,gjithmone me fakte argumente bindese.Fatkeqesisht armiqet tane shekullor akoma na pengojne,Puna e tyre antishqiptare nuk eshte se mbetet vetem rusoserbe,por i tejkalon kornizat per ne tere boten.Si nenkuptohet kjo?Eksperti i fushes zoti Gerald Knaus,duke qen nje ekspert objektiv,pa anuar ne asnje ane ,e thote troc: serbia rusia ,jane hedhur ne nje ofansive per te bindur Francen,Gjermanine per nje abstenim...kesaj i thone : miku im duhet te jete edhe miku yt,por edhe armiku im duhet te jete armiku yt.Ka logjike kjo?Pamvaresisht se ne jemi nje komb qe gjithmone lufterat i kemi patur pjese per te mbijetuar,rusoserbet edhe sot duan te na cfarosin.Ku eshte ndergjegjja e atyre qe udheheqin shtete e tyre,jane te pa edukuar jane te pa shpirt,si duhet ti llogarisim?pos fjales vleresuese jane kurrizor asgje me shume...Pamvaresisht e besojme se kuadro specialist te ketille si Gerald Knaus ka plote dhe ne do te jemi te barabarte pamvaresisht qellimeve djallezore te armiqeve tane shekullor....prap fitorja na perket ne shqiptareve si nje komb human liridashes..

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje