Enver Hoxhaj: Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë janë zero, qeveria e Kurtit, përçarëse. ‘Open Balkan’ ishte mundësi për shqiptarët

4 Maj 2024, 19:12Rajoni TEMA
Enver Hoxhaj: Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë janë zero,

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka komentuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas tij marrëdhëniet mes dy shteteve aktualisht janë zero, teksa tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka kthyer qeverinë e tij në një platformë që i përçan shqiptarët, duke përmendur zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Sa i përket OpenBalkan, Hoxhaj u shpreh se ai e ka parë atë si një mundësi që shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut të  të krijonin një kohezion ekonomik dhe shoqëror.

“Aktualisht marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë zero, përtej një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive. Mendoj se Kurti e ka bërë qeverinë e tij në një platformë që i përçan shqiptarët, E bëri këtë në zgjedhjet në Maqedoni së fundmi duke ndërhyrë.

Jam nga të rrallët që kam mbajtur qëndrim për Open Balkan. Kam qenë prej të parëve kur ka pasur një propozim si mini-Shengen e kam kundërshtuar si ministër. Sot në rrethanat ku është rajoni Ballkanin e Hapur duhet ta trajtojmë si temë në interes të shqiptarëve. Si e shoh unë nuk është në dimensionin rajonal tonin. Integriteti territorial i Kosovës varet shumë nga raporti me SHBA. Ku e shoh përparësinë është si shqetësim personal që sot kemi 3 republika pothuajse shqiptare në Ballkan, jemi 3 vëllezër me 3 shtëpi të ndryshme.

Por ne jemi edhe 3 shoqëri, një shoqëri shqiptarësh në Shqipëri, një në Kosovë dhe një në RMV. E kam parë OpenBalkan si mundësi për të krijuar kohezion ekonomik, shoqëror, e një elitë të përbashkët. Pse mos të ketë një ligë të përbashkët të sporteve për shembull në hapësirën tonë? Shqiptarët mund të krijojë një bllok të ri social, ekonomik nëse duan të jenë kufijtë e hapur, ndërsa me Serbinë duhet të shihet dialogu me ndërmjetësim perëndimor”, u shpreh ai.

4 Komente

  1. U
    Ugi

    Ky duket fix si agjent i UDB

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teri

      Nese kjo nisme qe kishte synim kryesor per te lene jashte kosoven, per ta diskretituar dhe prishur imazhin qenka mundesi per shqiptaret, ky enver hoxhaj ose ka shetitur breket e rames dhe vucicit, ose eshte palle k fare

      Përgjigjjuni
      1. h
        hektor

        Osmanit,Kurtit dhe qeverise tyre te ndyre duhet tu ipet dekorata PERCARES TE SHQIPTARISE,jane fundrina qe kane hyre ne histori,jane fundrina qe shiten luftetaret e lirise dhe me e keqia eshte se po sjell urejtje mbidis pupjve shqipetar ne rajon,a e kuptoni o ndyresira qe nuk po perdoret me fjala vellazen.....

        Përgjigjjuni
        1. K
          Këshilltari Koqevar

          Bravo Hektor i sakt dhe i plotë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje