Trajkoviç: Vuciçi do ta arrestojë Radoiçiçin para vizitës së Macronit në Serbi

29 Korrik 2024, 16:27Rajoni TEMA
Trajkoviç: Vuciçi do ta arrestojë Radoiçiçin

Rada Trajkoviç, këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta” të hënën, ka pretenduar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do ta arrestojë “muajin e ardhshëm” kryeterroristin serb, Millan Radoiçiç, përgjegjës për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në veri të Kosovës.

Trajkoviçi ka shtuar se arrestimi i Radoiçiçit është “kusht” për Vuçiçin në mënyrë që presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ta realizojë një vizitë në Serbi muajin e ardhshëm.

Gjithashtu, ajo ka kujtuar se gjatë vizitës së Vuçiçit në Francë në prill 2024, presidenti francez kërkoi që përgjegjegjësit për sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit të vihen para drejtësisë.

“Vuçiçi është nën një presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare për shkak të bashkëpunëtorit të tij të ngushtë.

Ai ka premtuar se do ta gjykojë Radoçiçin dhe pritet që ai të arrestohet para ardhjes së presidentit francez në Beograd”, ka deklaruar Trajkoviçi, ndërsa ka shtuar se arrestimi i ish-nënkryetarit të Listës Serbe do të jetë “prova më e vështirë” për Vuçiçin.

2 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Do ta arrestojë, do ta gjykojë dhe do ta "dënojë" me pafajsi ose me një faj të afërt me pafajsinë. Vuçiqi është mjeshtër për të mashtruar, për të vrarë e pēr t'u qarë si viktimë.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Do ta denojne ne 3 vjet burg por te tre vitet ai do jete ne nje residence qeveritare. Evropa do e shkoje dhe do heshte.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje