VOA: Kërcënohen me mesazhe anonime deputetët e partisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

27 Korrik 2024, 20:31Rajoni TEMA
VOA: Kërcënohen me mesazhe anonime deputetët e partisë

Disa deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut kanë pranuar mesazhe kërcënuese anonime përmes postës elektronike.

Ndërkohë që dihet autorit, sot ka reaguar Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili e dënon ashpër këtë akt, teksa thekon në një komunikatë se e dënon çdo formë kërcënimi, përpjekje për dhunë apo nxitje të dhunës.

“Deputetët zgjidhen drejtpërdrejt nga qytetarët dhe liria e fjalës është e pacenueshme.

Anonimiteti në dërgimin e mesazheve të tilla ose në rrjetet sociale mund t'i japë kërcënuesit një ndjenjë mosndëshkimi, por duhet të pranojmë që institucionet tona janë aktive dhe të afta”, thekson zoti Gashi.

Autoritetet policore kanë konfirmuar njoftimin për kërcënimin ndaj ligjvënësve të BDI-së, por pa dhënë hollësi të tjera.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Njësia për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik është njoftuar me rastin dhe se po merren masa për zbardhjen e tij. Mësohet se kërcënimet janë bërë me datë 23 korrik.

Vetë BDI-ja i ka quajtur kërcënimet si sulm të drejtpërdrejtë ndaj vlerave demokratike dhe institucioneve në vend.

“Këto incidente dëshmojnë nivelin e larë të mosdurimit dhe urrejtjes që po përhapet në shoqërinë tonë”, thuhet në një reagim të partisë shqiptare të opozitës në Maqedoninë e Veriut.

Partia shqiptare vlerëson se po bëhet një fushatë e paramenduar për të shantazhuar dhe kërcënuar BDI-në dhe se kjo fushatë, sipas saj, ka për qëllim fshehjen e gabimeve të qeverië së re.

“Me akuza të imagjinuara dhe veprime të dhunshme ato po përpiqen ta shpërqendrojnë vëmendjen e opinionit publik nga problemet reale dhe rezultatet katastrofike të politikave qeveritare”, thuhet më tej në reagimin e Bashkimit Demokratik për Integrim./VOA

2 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Ja rezlultati i angazhimit te kurrcit per zgjedhjet ne maqedoni dhe koalicioni me vuqiqin po jep rezlultat, ndalohen ish ushtaret e uçk-s, kercenohen deputetet e BDI Ku siq dihet pjesa me e madhe e tyra ishin ushtare te UÇk-s dhe ky albanci afrim gasi n'a flet per sigurimin e atyre qe popullininka zgjedhur, dokrra dhe poshtersi qe vetem nje serbofil din ti thot por mendoj se ky besniku i serbosllavise shpejte do ta kupton se shqiptaret sot jane shume her me te forte sesa ne vitin 2000 kur luftuan kunder nje regjimi gjakpirs e siq dihet edhe ateher kishte afrim gasi qe ishin proserb e te tille jan edhe sot.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Politikë karkaleci i VLAN

      Mo zot janë kreu i VLAN dhe vëllzërit e tyre në Kosovë, Serbi e Rusi sepse Kurti sipas analistit, Behrami ka deklaruar se : "E hoqa luftën nga politika në Kosovë, tani në Maqedoni". Kjo dhe burgosja e ushtarit të Blerim Ramadanit si duket janë sinjalje ugurzezë dhe hyrje në zonë të errët të cilën e ja kanë paralajmëruar qeveria e re VMRO VLAN bashkë me vëllezërit e tyre serbo ruse ortodoks për luftë kundër shqiptarëve me pasojat të rënda jo vetë në Maqedoni Veriut por edhe më të gjerë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje