Serbia ka listë të gjatë me emra, Daçiç në Maqedoni të Veriut kërkon ekstradimin e veteranit të UÇK

25 Korrik 2024, 22:41Rajoni TEMA
Serbia ka listë të gjatë me emra, Daçiç në

Serbia kërkon që Maqedonia e Veriut të ekstradojë veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani. Ish-luftëtari u ndalua disa ditë më parë në pikën kufitare të Jazhnicës nga një urdhërarrest të lëshuar nga Beogradi.

Ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiç, vizitoi pikën e kalimit kufitar Tabanoc, ku takoi homologun maqedonas, Pançe Toshkovski, duke konfirmuar se gjithçka mbetet në duart e institucioneve zyrtare të Shkupit. 

“Ne kemi listën e shumë njerëzve që kanë marrë pjesë në krime gjatë kohës së luftës, i kemi proceduar dhe lëshuar urdhër-arreste. Përmes tyre, disa prej tyre janë arrestuar. Ne presim që të merret një vendim për ekstradim, por kjo është çështje e brendshme e Maqedonisë së Veriut.”

Me kërkesë të Prokurorisë maqedonase, veteranit të UÇK-së Blerim Ramadani i është caktuar masa e paraburgimit ekstradues 30-ditor. Qeveria e Kosovës dhe ambasadori i saj në Shkup kanë njoftuar se po bëjnë gjithçka të mundur për lirimin e ish luftëtarit.

Ndërkohë, Daçiç ka dhënë një përgjigje dhe për akuzat e lëshuara nga qeveria dhe inteligjenca e Kosovës, se Milan Radoiçiç dhe terroristët e tij, po planifikojnë sulme të reja në veri. Ai foli edhe për mundësinë e ekstradimit të tij për sulmin e Banjskës.

“Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur dhe kjo absolutisht nuk mund të ndodhë. Ne nuk kemi direkt bashkëpunim me përfaqësuesit e tyre. Ne të gjitha bashkëpunimet i kemi me EULEX dhe shkëmbejmë informacione në lidhje me këto procese.”

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, kanë bërë thirrje vazhdimisht për dorëzimin e Radoiçiç dhe terroristëve të tjerë në duart të drejtësisë së Kosovës.

7 Komente

  1. S
    Sara

    Po Shqiptaret ne tre shtete sa lista kane me kriminelat qe kane lyer duart me gjakun e shqiptareve?! ASNJE!!!!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Serbet po Provokojne Destabilizimi e Ballkan

      Cudi ses i BE -ja Hesht ,duke ditur mire se ku con kjo Politike e Shtetit Terrosit Serb .te cilin e ka perdorur gjate gjithe Historise si nji Shtet Destabilizues ne Ballkan dhe Licensuar si Killer ! Sipas ksaj Politike Fashiste Sllavesh Shqiptret duheet te Ekzekutojne cdo serb ku ti takojne , si Kriminelet e Ballkanit dhe shkepusin cdo lloj Maredhenje mee kte Shkeerdhtee Rrace ,qe i duket vetja Dikushi pas ja ferko Bythen Dikush tjeeter .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doktor Mortja

        Ju lumte palla, tallni bolet me popullin shqiptar!

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xx

          Një shtet gjenocidal që bën policin "e virtytit". Nuk thonë kot që; Armiku më i madh i serbëve është e vërteta". Nuk arritën akoma të kuptojnë që ashtu siç çuan në varrezat e historisë Ishjugosllavinë, po çojnë edhe Serbinë.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptari nga Kosova

            Merreni me mend. Per 150 vjet Serbia beri gjenocid duke na larguar nga trojet tona prej Nishit, Leskovcit, Vranjes. Dhe pas 150 vjetesh kerkon akoma te beje te tilla gjera. Ajo kerkon veriun e pasun te Kosoves qe disa derra shqiptarë te shitun po perpiqen me mish e shpirt qe t'ia japin Serbise. Prandaj Vuça luan me neve, sepse jemi bere pike e pese. 6 milion shqiptare( thuhet, se gjysma e tyre ka ikur), kane 6 "milion" parti. Forca e Serbise eshte perçarja jone. Keshtu si po shkojne punet, asgjesimin e kemi te shpejte!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Daullxhiu

              Rrofte Al-bin ladeni qe percau ahqiptaret e maqedonise.

              Përgjigjjuni
              1. Çlirimtari

                Nëse nuk lirohet apo eventualisht dënohet apo edhe ekstradohet në Serbi Ushtari UÇK-s, Blerim Ramadani VLAN do të jetë bartësi kryesor i kësaj maskarade politike në koalicion qeverisës me VMRO sllavo ortodokse kundër shqiptare.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje