Po priste autobusin, infermierja shtatzënë aksidentohet për vdekje nga dy vetura

24 Korrik 2024, 19:00Rajoni TEMA
Po priste autobusin, infermierja shtatzënë aksidentohet për

Një infermiere ka ndërruar jetë sot në Prishtinë. Pas një aksidenti ajo është dërguar në QKUK mëngjesin e sotëm. Por, nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë rreth orës 11:00.

Detaje për vdekjen e saj ka dhënë drejtori i Emergjencës, Naser Syla. Ai tha për Insajderin se e ndjera nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

“Pacientja është sjellë rreth orës 8:30. Për fat të keq lëndimet ishin aq të rënda dhe ajo nuk ka arritur të mbijetojë. Fatkeqësisht ajo ndërroi jetë rreth orës 11:30”, tha Syla.
Gazeta Insajderi informon se viktima është Mergime Elshani. E ndjera ka qenë edhe shtatzënë.


Policia ka bërë të ditur se e ndjera ishte goditur nga dy vetura teksa po ecte në këmbë në fshatin Astrazub të Malishevës.

“Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete dhe një këmbësore (femër e moshës madhore). Këmbësori është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, nga më vonë jemi njoftuar se ka ndërruar jetë. Po ashtu edhe dy personave të tjerë (shoferëve) ju është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Sheremet Elezaj.

2 Komente

  1. U
    U Preht ne Paqe

    Ngushellime Fmiljes se viktimes . Shteti Kosoves duhet te rindertohet nga e para me Standarte Europiane. Kurthi eeshte nji Bombe poshte Kosoves qe duhet te zbytheet sa me pare nga Pushteti,Eshte vegel e Serbit

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albania

      Per Albin kurven po thua? Nese di dicka me shume, fol e shkruaj, se dyshime ka goxha per te, si njevnjeri qe ka ngrene corbe te prishur ne burgjet serbe. Respekte ????????????????

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje