Ambasadori britanik në Serbi: E kemi thënë qartë, s’jemi të kënaqur me disa veprime të Kosovës

25 Korrik 2024, 15:54Rajoni TEMA
Ambasadori britanik në Serbi: E kemi thënë qartë,

“Serbët e veriut të Kosovës po jetojnë nën një presion të madh”. Kështu është shprehur, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson.

Diplomati britanik në intervistën e dhënë për Euronews Serbia, pa dhënë fakte apo dëshmi, vuri në dukje se faktin se duhen gjetur mënyra për të ulur tensionet në veri, pasi sipas tij, serbët e veriut po përjetojnë edhe stres.

“I vizitova ata në muajin nëntor, isha në Mitrovicën veriore, në Graçanicë dhe takova një komunitet që është nën presion, ata ndjejnë stres dhe ne duam të gjejmë mënyra për të ulur tensionet, për të përmirësuar dialogun”, tha Ferguson.

Britania e Madhe e njeh shtetin e Kosovës dhe kjo sipas ambasadorit Ferguson është fakt. Madje në disa raste qëndrimet e Britanisë së Madhe dhe Serbisë janë të mbivendosura për sa i përket statusit të Kosovës, por sipas tij, në disa raste Anglia dhe Serbia kanë të njëjtin mendim.

"Ne e njohim Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Dhe është e qartë se ne nuk pajtohemi me qëndrimin ndryshe. Por ne pajtohemi, për shembull, që duhet të shohim përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit.

Nevojitet zgjidhja e disa problemeve që mund të çojë në përshkallëzim dhe tensione dhe që mund të dëmtojë stabilitetin, reputacionin politik dhe trajektoren ekonomike të Serbisë”, tha Edward Ferguson, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi.

Diplomati britanik vuri në dukje se, Britania e Madhe gjithmonë e bën të qartë se nuk dëshiron asnjë lëvizje të njëanshme nga asnjëra palë, qoftë Beogradi apo Prishtina, të cilat mund të çojnë në përshkallëzim. Megjithatë, shton ai, situata në terren është ndryshe.

“Ne e themi qartë se nuk jemi të kënaqur për disa gjëra që kanë ndërmarrë autoritetet në Prishtinë, siç është shpronësimi, si dhe disa gjëra të tjera për të cilat kemi thënë qartë se nuk jemi të kënaqur dhe që ata as nuk i bëjnë në përshtatje me sistemin ligjor të Kosovës.

Kemi parë edhe incidente si sulmi në Banjska, kur në shtator një grup personash me armë pa leje vranë një polic. Prandaj, të dyja palët duhet të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të gjetur një mënyrë për të reduktuar tensionet, në mënyrë që të gjithë të kthehen në dialog”.

4 Komente

  1. e
    evropi kurve plake

    bythqira politikane ! e nderruat pllaken tani se doni kontratat e mineralit per bateri me serbine !

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapterri

      Ky ambasadori m'duket se eshte edhe doctor per stresin,e paska dallu menjehere ne Mitrovice,tek serbet.I ka pa fytyrat,dhe i ka dallu.Por ndonje medicament,si nuk i ka dhenë.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sara

        nen stres jane se komanohen e dhunohen nga kriminelet e Beogradit

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trapajane hesapi

          Ka patur shpronesime? Po' thellohuni ne studimin e ceshtjen,me nje komision trepalesh:BE,Britani,Kosoves ,merreni dhe Serbine me pasaporte europiane( se kete kerkoni,helbete miqesi e vjeter)Verifikoni:- kur Kane ardhe keta banoret serbe ne kosove.Nese Jane pas luftes se pare boterore,largoini nga Kane ardhe.- kur Jane bere pronare ne Mitrovice?Po' me pare te kujt Kane qene ato prona?-sa prej tyre pranojne kushtetuten dhe ligjin e shtetit te Republiken se kosoves? Nese Ka qe nuk e Duan ,Jane te lire te shkojne nga Kane ardhe.Sa ngjan kjo histori e Sherbeve ne kosove me tokat e xanuna ne Shqiperi ne vitet 1991, e me pas.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje