Digjen dy makina të komunës së Zveçanit

26 Korrik 2024, 12:39Rajoni TEMA
Digjen dy makina të komunës së Zveçanit

Dy makina zyrtare të komunës së Zveçanit janë djegur në orët e para të së premtes. Ato kanë qenë të parkuara pranë ndërtesës së komunës.

“Persona të panjohur i kanë vënë zjarrin dy veturave zyrtare, të cilat ishin të parkuara para komunës. Lidhur me rastin zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, dhe rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, u njoftua nga policia.

Përpos dëmeve materiale, nuk ka pas të lënduar.

Ky incident vjen vetëm pak ditë pas hedhjes së një mjeti shpërthyes pranë liqenit të Ujmanit ku u dëmtuan dy vetura të tjera.

1 Komente

  1. M
    Maloku

    Po al-bin ladeni sikur thote ka shtrire sovranitetin??

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje