U shpall 'non grata' nga SHBA, reagon kryebashkiaku shqiptar: Do ngrij çdo aktivitet në strukturat partiake deri në mbylljen e procesit

26 Qershor 2023, 12:24Rajoni TEMA

U shpall 'non grata' nga SHBA, reagon kryebashkiaku shqiptar: Do ngrij

Pas shpalljes “Non Grata” nga SHBA, kryetari shqiptar i komunës së Strugës, Ramiz Merko ka ngrirë strukturat partiake deri në mbylljen e procesit.  

Përmes një postimi në Facebook, Merko shkruan se SHBA mbetet aleat i Maqedonisë së Veriut. Ai shprehet se është i hapur për çdo vendim të organit të drejtësisë së Strugës.

“Që nga Presidenti Uillson e deri më sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë në çdo sfidë dhe bashkë kemi realizuar shume projekte të rëndësishme për vendin, qytetin dhe qytetarët e Strugës.

Mbështetjen vijuese amerikane për vendin tonë dhe qytetarët e Strugës e mirëpres dhe e përkrah gjithmonë.

Pas zhvillimit të fundit në lidhje me vendimin e Departamentit të Shtetit Amerikan, nuk kam dashur të komunikoj në të mirë të proceseve për të cilat do të jem i hapur si çdo herë në përkrahje të drejtësisë dhe për secilin proces në organet e drejtësisë nga ana e institucionit të Komunës së Strugës dhe nga ana ime do të dorëzohet në kohë sa më të shpejt ashtu siç kam qënë transparent çdo herë për organet e drejtësisë dhe gjithë institucionet e tjera.

Për këtë, në të mirë të procesit, vendosa që secilin aktivitet në strukturat partiake ta ngrij deri në mbylljen e proceseve të rëndësishme për të gjithë.

Për fund dua të falenderoj secilin qytetar për mbështetjen ndër vite por dhe mbështetjen të cilën nuk e kanë kursyer dhe këto ditë të cilët jam i bindur se bashkërisht do i kalojmë, në funksion të krijimit të kushteve për një jetë sa më të mirë të qytetarëve të Strugës dhe jo vetëm, për Strugën që e duam”,- shkroi ai.  


Ramiz Merko u shpall non grata nga SHBA më 20 qershor. Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm.

Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

3 Komente

  1. J
    Justice

    Nuk kuptim pse cdo Shqiptar ne pergjithsi mvsjn flamurin American! Your fuckin mom’s are NOT an AAmerican. Stop pretending .

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berti

      Qeveria e palaços Biden vetem Shqipare ben non grata.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        Po dorreheqjen si kryetar komune a e ke bere? Nese jo, atehere te pakten hiqe ate flamur amerikan nga zyra, se ata te kane damkosur si hajdut dhe demtues te demokracise. Shko hap dhe ti nje gjyq ne France.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje