Kryetarja e Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ivana Popoviq, njoftoi se në seancën e fundit, u miratua një rregullore e re mbi sjelljen në zonat publike me qëllim ruajtjen e rendit, etikës dhe imazhit të qytetit.
Sipas këtij vendimi, ndalohet lëvizja me rroba banje ose me trup pjesërisht të zhveshur jashtë zonave të plazhit dhe të notit.
Ndalimi vlen për: rrugët, sheshet, shëtitoren, parqet, zonat e këmbësorëve dhe zonat e gjelbra.
Shkelësit i nënshtrohen gjobave prej 350 deri në 500 euro.
“Rregullorja u miratua me qëllim ruajtjen e rendit, një kulture sjelljeje dhe respektimin e hapësirave të përbashkëta publike”, shtoi Popoviq.
Do bejne mire ti bejne keto rregulla edhe ne Shqiperi, se barbaret turista nuk kane pik respekti.
Vertete ta kete emrin Popoviq kjo zonja ? Apo artikullshkruesi eshte Kosovarqiq ?
I lumtë zonjès nè fjalë Ivana Popoviq edhe pse jo shqiptare