Nga Nju Jorku, Marko Caka
Në Ballkan ka shumë mite, por pak janë kaq këmbëngulëse sa ajo e “dashurisë vëllazërore” mes grekëve dhe serbëve. Një lidhje që, sipas politikës, qenka e përjetshme, e shenjtë dhe e vulosur nga ikonat, historia dhe "lotët" e përbashkët. Problemi i vetëm është se kjo dashuri ekziston vetëm në fjalime, deklarata zyrtare dhe ndonjë pankartë folklorike.
Pra, narrativa e “dashurisë vëllazërore” mes grekëve dhe serbëve është një nga mitet më të përdorura të politikës ballkanike moderne. Ajo shitet si lidhje historike, fetare dhe kulturore, e ndërtuar mbi ortodoksinë dhe “vuajtjet e përbashkëta”.
Me pak fjalë, vëllazëria” greko-serbe nuk është një ndjenjë popullore spontane. Ajo është një narrativë e ndërtuar politikisht, e ushqyer nga interesa gjeopolitike, nga kisha ortodokse dhe, në dekadat e fundit, veçanërisht nga e djathta ekstreme greke, e cila kërkon aleatë simbolikë në Ballkan për të justifikuar axhendën e saj nacionaliste dhe shpesh antishqiptare.
Por sa herë kjo marrëdhënie testohet jashtë salloneve diplomatike, veçanërisht në sport , aty ku emocionet nuk kontrollohen nga protokolli dhe realiteti del krejt ndryshe. Sapo hyn në lojë realiteti, “vëllazëria” kthehet në grushta, karrige dhe gjak.
Sporti, ky armik i madh i hipokrizisë, e ka demaskuar vazhdimisht këtë mit. Rasti emblemë mbetet finalja e turneut “Akropolis” në gusht 2010, një ndeshje e quajtur “miqësore” mes Greqisë dhe Serbisë, që u shndërrua në një skenë dhune të paprecedentë. Fjala miqësore zgjati saktësisht deri te momenti kur Milos Teodosiç i hodhi grusht kapitenit grek Antonis Fotsis. Që aty, parketi u shndërrua në ring boksi, ndërsa Nenad Krstiç vendosi të kontribuojë në “miqësi” duke goditur Giannis Bourousis në kokë me një karrige. Një gjest vëllazëror, pa dyshim. Por pamjet e kamerave zbuluan se "vëllazëria" u shndërrua në një skenë dhune të paprecedentë.
Tifozët, të frymëzuar nga kjo atmosferë dashurie, iu bashkuan spektaklit duke hedhur sende drejt lojtarëve serbë. Rezultati? Ndeshja u ndërpre, turneu “Akropolis” u varros përgjithmonë dhe të gjithë u betuan se bëhej fjalë për “incidente të pabesueshme”. Jo për urrejtje, jo për tension të akumuluar, por thjesht keqkuptime mes vëllezërish sado që finalja e turneut “Akropolis”, një simbol i basketbollit europian, nuk u zhvillua më kurrë për të patur një fund "miqësor". Ky episod nuk ishte thjesht një “incident i izoluar”, siç u përpoqën ta paraqisnin mediat e dy vendeve. Ishte një moment zbulesë ku sapo u hoq etiketa e miqësisë formale, doli në pah mungesa totale e respektit dhe prania e një agresiviteti të akumuluar.
Nëse do të ekzistonte vërtet një marrëdhënie “vëllazërore”, ai episod do të ishte kapërcyer. Por nuk u kapërcye kurrë, sepse problemi ishte më i thellë.
Kaluan vitet, por vëllazëria nuk u pjek. Përkundraxi fundviti i 2025-ës në Novi Pazar, gjatë një ndeshjeje kickbox-i, sportisti grek Giannis Tsoukalas bëri gabimin fatal, fitoi ndeshjen. Si çdo fitues që respekton traditën e vëllazërisë greko-serbe, u shpërblye me rreth 100 persona që hynë në ring për ta rrahur barbarisht me grushte, shkelma dhe karrige, ndërsa policia vendosi të respektojë parimin e mosndërhyrjes në çështjet familjare. Madje, sipas dëshmive, në turmë qarkullonte edhe një thikë, sepse asgjë nuk thotë “dashuri vëllazërore” më shumë se armët e ftohta.
E megjithatë, politika këmbëngul. Sidomos e djathta ekstreme greke, e cila vazhdon ta shesë këtë marrëdhënie si aleancë historike ortodokse, duke e përdorur Serbinë si simbol kundër “armiqve të përbashkët”, zakonisht shqiptarëve. Të njëjtën gjë bëjnë edhe serbët nacionalistë. Një narrativë e thjeshtë, komode dhe e dobishme për konsum të brendshëm, pavarësisht se realiteti e përgënjeshtron në çdo përballje reale. Ajo që ekziston realisht është një aleancë interesash politike, e ushqyer kryesisht nga elitat, e cila e lidh Serbinë me Greqinë përmes kishës ortodokse dhe një historie të përbashkët që shpesh përdoret në mënyrë selektive dhe me ngarkesë të theksuar antishqiptare.
Në fund të fundit, kjo “dashuri” funksionon vetëm kur nuk ka konkurrencë, nuk ka fitues e humbës, dhe askush nuk prek krenarinë e tjetrit. Sapo ndizet loja, miti shembet si karrigia në kokën e Burusisit. Dhe sporti, edhe një herë, bën atë që politika urren më shumë, pra tregon të vërtetën.
Popujt, ndryshe nga politika, nuk funksionojnë mbi deklarata dhe simbole. Ata reagojnë mbi emocione reale, rivalitete dhe komplekse të pashëruara. Dhe sa herë grekët dhe serbët përballen në kushte reale konkurruese, “vëllazëria” zhduket, duke lënë vend për konflikt, arrogancë dhe dhunë.
Në fund, ajo që quhet sot “dashuri greko-serbe” është më shumë një konstrukt propagandistik sesa një realitet shoqëror. Sporti e ka demaskuar vazhdimisht këtë mit, duke treguar se pas retorikës fetare dhe historike fshihet një marrëdhënie e brishtë, e mbajtur gjallë vetëm për interesa politike dhe ideologjike. Sa herë maska bie, e vërteta shfaqet pa filtra dhe ajo nuk ka asgjë vëllazërore.
Dhe pikërisht për këtë arsye, sa herë politika e shet këtë marrëdhënie si “historike dhe të shenjtë”, faktet në fushë, në ring dhe në tribuna e demaskojnë si një gënjeshtër të madhe, por të dobishme për disa.
Pra, po, grekët dhe serbët janë “vëllezër”. Por si ata vëllezërit ballkanikë që buzëqeshin për foto familjare dhe rrihen sapo është mbyllur shkrepja e aparatit fotografik.
Une personalisht nuk kame njohur kurre qe nje grek te kete shoke nje serb,,perkundrazi vetem me Shqiptare shoqerohen
Arvanitizimi i Greqise se Re, eshte nje detyre historike. Niko Dedja (minister i jashtem i Greqise se Re) lindur dhe rritur ne Korfuz, me origjine shqiptare nga fshati Vuno i Laberise (ku nuk flitet asnje fjale greqisht), eshte bashkepunetor i fshehte i shtetit shqiptar dhe i caktuar me detyre per ARVANITIZIMIN e Greqise se Re! Bashkepunimi me Izraelin, kete shtet mik dhe bashkepunetor i njohur i shqiptareve, eshte ne axhenden e grupit te punes per arvanitizimin e shtetit neogrek. Qellimi final eshte qe shteti neogrek te kthehet nga perbrenda ne nje Republike Arvanite te Greqise (natyrisht pa lufte, pasi neogreket e sotem jane shqiptare-arvanite ne mbi 65% te tyre dhe lufta vellavrasese nuk eshte e pranueshme). Natyrisht ne kete perpjekje do kete edhe kundershtime, sidomos nga pjesa e popullsise turko-ponte qe perben rreth 20-25% te popullsise, apo edhe nga pjesa e popullsise sllavo-bullgare qe perben 10-15% te popullsise! Sidoqofte arvanitizimi i Greqise se Re, do ishte nje hap i madh historik ne forcimin e elementit shqiptar ne Ballkan. Pas arvanitizimit te Greqise se Re, bashkimi i saj me Shqiperine, Dardanine, Makedonin e Veriut, Malin e Zi, ndoshta edhe Dalmacine (Kroacine) do krijonin nje fuqi te madhe te paperballueshme, me synimin per arritjen e qellimit madhor te Shqiptarise : clirimin e Kostandinopojes se Kostandin dardanit nga pushtimi turk dhe krijimin e nje entiteti mbareshqiptar!
Imagjinoni "dashurine" mes muslimon brothers m'Albaniston a me Turkish brothers...... allah uakbar!
Ha mut ha se mbase te vijne ment.
Ka goxha qe ha, me sa duket jo vetem qe nuk i kan ardh, por i ka hy frika ne palce!! Ky eshte nga sumqimat e bir sumqimash qe ka mbijetu deri tash me narrativen e Turko -shqiptareve, veçse nuk e kishin parashiku se sa shpejt ndryshojne kohet, se po ta dinin, keta soj bushtrash, nuk eshte çudi te dilnin si nacionalistet me extrem shqiptar. Po dalin gjithnje e me shpesh prova te padiskutushne , se kush jane turqit e vertet ne Greqi, e tani sumqimat si ky po ju ngushtohet aq shume rrezja e veprimit sa, edhe kjo puna e Muslim brothers, nuk po u pin uje me, ketij sakesisht, nuk i ka ngel asgje tjeter sa te haje mut sa here preken tematika shqiptate, kane mbaruar komplet, nuk vlejne asgje, as per grekun as per shqiptarin.
Karamanlinjte dhe Pontet, keta "greke te paster" qe jane te gjithe turqisht-foles, jane miq te ngushte me turqit ketu ne Gjermani!
Në të vërtetë grekët nuk kanë miqësi e aq më tepër vllazërore me askënd.
VAHIDI NUK ISHTE SERB ORTHODHOKS ,,,PO ISHTE MYSLYMAN NGA SANXHAKU ,,O SHQIPTAR O BOSHNJAK ,,
Si ajo vlllazeria ortodokse Ruso-Ukraine! Tendi t'a fut kur te doje se nuk i ruhesh!
Po duro more Caka një herë të të dali pija e darkës së fundvitit, pastaj I kthjellët ke kohë të analizosh mitet ballkanike! Dhe meqë po diskuton për mite, nuk ngelemi këtu në trojet shqiptare si fillim? Ja na thuaj more Caka, kur dërdëllisin gjithandej se feja e shqiptarit është shqiptaria, përse vallë?!!! Sigurisht se është mit dhe jo realitet! Apo mos vallë të qënit fshatar me qytetar, verior me jugor, socialist me demokrat, etj, etj, janë midis tyre në marrëdhënie vëllazërore? Po meqë "vëllazërinë" e lidhe me një ngjarje në një aktivitet sportiv në Novi Pazar, ndoshta kënaqësia jote për kët ngjarje nuk të dha kohë të reflektosh se personazhet e kësaj ngjarje që ju vërsulën kundërshtarit grek në ring, ndjejnë si vëllezër ata të botës islame dhe jo atë ortodokse! Megjithatë në sport more Caka, midis tifozerive kundërshtare nuk ka pasur, nuk ka dhe as do ketë kurrë marrëdhënie vëllazërore! Nuk besoj se kur luan Shkodra me Tiranën, Vlora me Partizanin apo kushdo tjetër, sportdashësit e ekipeve kundërshtare të shijojnë ndeshjen në dashuri e miqësi vëllazërore mes njëri-tjetrit! Vetëm nëqofëse shprehjen ndaj kundërshtarit "të qofsha motrën" e kupton si lidhje vëllazërore!
Klimax-rivaliteti ne sporte dhe armiqesite e tifozerive jane fenomene te cdo vendi perfshi Greqine e Shqiperine, prandaj argumentet qe perpiqeni te sillni ketu jane bajate dhe oa asnje vlere. Nga ana tjeter, kur ekioet greke kane luajtur ne Shqiperi, ne asnje rast te vetem nuk jane sulmuar fizikisht as sportistet dhe as tifozet greke sic ka ndodhur me shqiptaret ne Serbi e Greqi. Harrove se si para disa vitesh, nje adoleshent shqiptar qe kishte veshur fanellen e kombetares tone u masakrua barbarisht nga huliganet greke deri sa dha shpirt. Do benit me mire te heshtni oasi nuk lahet muti me shurre sic po ben zoteria juaj.
Klimaxi ka frike se mos e rrafin serbet hajde patriot hajde
Kanë dashuri të madhe NË URREJTJEN POLITIKE KUNDRA NESH, asgjë më shumë. Me fjalë të tjera; nuk e duan njëri-tjetrin, POR NA URREJNË NEVE, SHUMË - SHUMË - SHUMËËËË. NA I QËRROFSHIN PATATET