VIDEO/ Albin Kurti nxjerr pamjet: Forcat ushtarake serbe janë vendosur pranë kufirit! Duan të shkaktojnë provokime

22 Mars 2024, 09:11Rajoni TEMA
VIDEO/ Albin Kurti nxjerr pamjet: Forcat ushtarake serbe janë vendosur

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje të forcave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.

Sipas Kurtit vendosja e forcave ushtarake në kufi vjen disa ditë pasi presidenti Aleksandër Vuçiç kërcënoi publikisht Kosovën duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”.

“Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën”, tha Kurti, duke shtuar se po monitorohen nëse do të përpiqen të kalojnë kufirin.

Postimi i plotë:

Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”.

Sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën.

Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën.

Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal.

12 Komente

  1. s
    shqiptari

    Po pse ankohesh???!!! Dili zot kesaj pune! Mjaft me me damagogji. Mjaft me me mosmirenjohje.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurti nuk i del zot sumes se tij, pale Kosoves

      Tamam, po nuk ka bythe VV te mbroje Kosoven, ata jane ku therret qameti.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kosova

      Po, njerez me inteligjence te ulet. Ju vetem konstatoni, pini kafe, ndertoni hotele e beni tallava. Keni mese 20 vjet shtet, cfare keni bere per zhvilluar vendin e rritur burimet finaciare per ngritjen e nje force te armatosur te forte e moderne. Ju ne vend qe bashkoheni me te gjithe shqiparet ne Ballkan e te mbani marredhenie te mire me aleatet perendimor, ju konfrontoheni me te gjithe. Nese vazhdoni keshtu, mund te vij nje dite qe te mblidhni plackat e bridhni neper bote. Besoj se the gjithe e kujton kohen kur Milloshevici pothuajse e boshatisi Kosoven ne 99. Serben asnjehe nuk do pushojne se menduari e vepruari qe nje dite te kthen ne Kosove.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardan

        Al Bin jep doreheqjen se i ke prishur marredheniet me bashkatdhetaret shqiptare ne Shqiperi e maqedoni dhe aleatet e medhenj Europiane e Amerikane! Ushtrine serbe e ke ftuar ti te vije ne kufijte e Kosoves martire, tradhtar i ndyre!

        Përgjigjjuni
        1. j
          janullatos kolotrypida

          po futu plumbin ca pret ? Apo do ti lini si ata te monastiraqit te Banjskes ? Kjo tregon se jeni te lekundur ne veprimet tuaja

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlora

            Zot kesaj pune i del mema Shqiperi. Per cfare e kemi ne kete Shqiperi? Sa te jet Shqiperia dhe Ushtrua Shqiptare asnje shqiptare dhe asnje pellembe toke shqiptare nuk guxon te cenohet.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Skela

              Ti Vlora je fantazist nga Greqia, sepse akoma mendon qe Kurti eshte shqiptar. Kurti eshte shqiptar, njelloj si ty qe mbahesh per vlonjat! Kurti eshte Dardhar mor idjot! I vetmi kuriozitet per mua eshte ne se i di Kurt Rrumpalla keto pune....

              Përgjigjjuni
              1. D
                Durresi

                Efebdi Skela, Vlore e Prishtine jane nje, shqiptar te nje gjaku. Thuaj dicka per Ushtrine shqiptare, komento mbi argomentin qe permban artikulli. Dhe, kujdes te mos mbytesh ne gotë.

                Përgjigjjuni
            2. Roberto

              E kujt i qahesh o CAR. Ti nuk degjon asnje dhe pretendon te degjojne nje cope muti si ty??? Ik largohu se nuk je per ate pune. Shko pri dru ne mal. Atje e ke koken.

              Përgjigjjuni
              1. p
                pilo Lala

                Albini eshte mashtruesi i Kosoves, e ben kete propagande per zgjedhjet qe po vijne. Vjosa Osmani nuk do beje me aleance me VV, kjo ishte vetvrasje, jo vetvendosje.

                Përgjigjjuni
              2. U
                UÇK

                Lutju Kinezit or Al -Bin te ndihmoje . or qaraman or shkateruesi i Kosoves .

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Koha

                  Ruana Zot, sa komentuesi çetnik shkja qe ka ketu!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje