
Christopher Hill arkitekti I politikës amerikane për Kosovën në vitet vendimtare të saj 1998, 1999, ka shkaktuar një një ditë më parë një tërmet në politikën e Kosovës, pasi ka thënë qetësisht se Serbia është më afër me NATO se Kosova.
Kundër tij ka reaguar Presidentja Vjosa Osmani, dhe më pas gjithë enturazhi I qeverisë së Albin Kurtit që mezi presin të hap gojën ndonjë perëndimor me kritika ndaj Kosovës.
Sulmet ndaj deklaratës së ambasadorit Hill, së pari nuk bazohen tek thelbi politik I deklaratës.
Ambasadori Hill e di predispozicionin e Serbisë për NATO pasi mbi të gjitha NATIO është armiku që ata I ka bombarduar për shkak të Kosovës. E di që nuk kanë ndonjë dëshirë të madhe në Sebri të hyn në NATO. E dinë po ashtu që nuk lidhen dot hapur me Rusinë pikërisht se kanë frikë NATO.
Pra nuk ka ndonjë afërsi të Serbisë me NATO, por ka një pozicion statik të saj, mes NATO dhe Rusisë.
Problemi që sjell deklarata e ambasadorit Hill është vlerësimi që SHBA ka se Kosova po largohet nga rruga drejt NATO . Pra nuk është afruar Serbia me NATO, por rruga që ka marrë Kosova e çon atë më larg se Serbia në raport me NATO.
Kjo nënkupton se politika e Kosovës, e qeverisë së Albin Kurtit, është një politikë antieprëndimor dhe Anti NATO, ndërsa politika e Serbisë është e qartë që është një politik hezituese për tu lidhur me Rusinë dhe spekulative në raport me NATO, pasi duan të mbajnë një këmb në NATO e një në Rusi.
Këtë nuk e dyshon njeri. Ajo që është shqetësues është largimi I Kosovës nga orientimi I saj perëndimor dhe krijimi I një klime mosbesuese në Perëndim për udhëheqjen e Kosovës. Dhe ky është problem serioz.
Mënyra si e ka thënë ambasadori Hill normalisht është e pamëshirshme, por mjerisht është dhe e vërtet.
Christ Hill është ndoshta amerikani që është marrë në terren më shumë se çdo diplomat tjetër në botë, për të çuar Kosovën fillimisht drejt lirisë e më pas pavarësisë. Ai zëvendësoi Ricard Holbrook në Majin e vitit 1998, si I dërguar special I SHBA për Kosovën, shkeli çdo zonë të Kosovës para luftës, kontaktoi UCK ndërmjetësoi armëpushime të saj me Ushtrinë Jugosllave, tentoi të hartoj personalisht një plan paqeje dhe që muaj më vonë përfundoi në Marrëveshjen e Rambujes si kryenegociatori dhe arkitekti I gjithçkaje që u bë për Kosovën.
AI I njeh me emra gjithë protagonistët që sollën lirinë e Kosovës që nga Ibrahim Rugova e deri tek truprojat e Hasim Thaçit, që nga drejtuesit e gazetave e deri tek korrespodentët në terren.
Ai e di si erdhi liria e Kosovës. Madje kush nuk e di mirë se si ka ardhur mund të pyes atë.
Ndaj dhe ka të drejt të ngrejë dhe I pari alarmin, për shpërdorimin e asaj që bëri NATO për lirinë e Kosovës dhe akoma më keq, kundërvënien e politikës qeveritare së Kosovës ndaj Perëndimit, si një normalitet politik.
Është e rënd që në këtë debat përfshihen Presidentja e Kosovës dhe politikanë të tjerë që identifikohen me qeverinë, pasi është e qart se përse e ka fjalën ambasadori Hill.
Nuk është duke na thënë se Serbia po bën hapa drejt NATO më shpejt se Kosova. Është duke thënë se Kosova po I largohet NATO më shpejtë se Serbia. Dhe kjo është e qart vetëm nga mënyra se si reagojnë ndaj kësaj të vërtete të hidhur.
Titull i sakte.
Analize nga nje manipulues ,dezinformator dhe sabotator naiv.Kaq i pa afte eshte artikull shkruesi sa qe nuk e kupton ambasadorin Hill kur e thote: serbia eshte me fer NATO,se sa Republika e kosoves .Kjo eshte qesharake ngase ,ose nuk e kupton ky artikullshkruesi,ose i jep kahje tjeter,per te hedhur hi syve para realitetit ose eshte nje dallkauk naiv.Serbia fashiste,respektivisht xhelati vucic ,eshte shume me afer putinit se sa e thote Hill ,kasapi vucic ,e perbuz e urren aleancen ushtarake te NATO qe ka vlera shume humane dhe ruajtjen e paqes ne bote.Ai i cili po i jep kahje tjeter te vertetes ,ose eshte kalama por me shume eshte sherbetor i armikut.Si mundet Hill te thote ashtu sic tha,kur kulcedra merr direktiva,udhezime nga putini ,per te grumbulluar ti bej gati 5000trupa te specializuara ,per ta sulmuar Republiken e Kosoves.Shum qesharake tingellon kur serbia fashiste e putinit dhe vucicit ka plane djallezore per te okupuar Republiken e Kosoves dhe NATO, e dashka kete kuceder te jete me afer Nato?Qe europa plake po perkrah serbine fashiste po e perkedhel ,shume gjera po i mban pezull,rasti konkret ,sulmi terrorist ne banjske eshte ne heshtje,perse heshtet ,kjo duhet te na shqetesoj ,dhe te na bej me shume vigjilent se armiqet i kemi dinak...por e verteta qendron ndryshe se sa e thone dhe e mendojne armiqet tane shekullor.Kjo situate duhet te na detyroj te hedhim situaten mbas dy vjeteve,ashtu si rusia veproi ne Ukraine,sot serbia fashiste ,ndjek metodat veprimet e njejta....
Politika, sidomos ajo amerikane nuk eshte statike, por varet nga interesi, qe pas luftes ne Ukraine kahja e saj ka ndryshuar. Fundja nje gje duhet te kuptojme, cfare humb Amerika nese Kosova i fal Serbise pjese te territorit te saj. Eshte shume e vertete qe ishte mbeshtetja e fuqishme e Amerikes qe mundesoi pavaresine e Kosoves, por po aq e vertete qe eshte po ajo qe mbylli syte para zbrasjes se institucioneve kosovare nga zyrtaret serbe qe vazhdoi me bllokimin e rrugeve ( duke gjetur shkas nga zbatimi nga qeveria kosovare i reciprocitetit per targat - veprim ky i drejte I quajtur keshtu edhe nga qeveria amerikane ), me grevat e dhunshme, me sulmin terrorist ne Banjska. Qendrimi i Kurtit duke mbrojtur interesat e Kosoves dhe duke respektuar miqte euro- amerikane eshte qendrim sa i mencur, aq dhe dinjitoz qe duhet mbeshtetur nga te gjithe shqiptaret.
Kujdes emigrant me diversion. Pyetja jote retorike se cfare humb Amerika nese Kosova i fal Serbise pjese te territorit te saj, eshte makabre. Amerika asnjehere nuk "fal territore" te saj....NQS e ke fjalem per Trampin qe "u morr vesh" me Putinin per shkembim tyerritoresh midis Serbise dhe Kosoves, je ne rruge te shtrember se kjo ishte shkembim i veriut te Mitrovices(populluar nga serbet) me Presheven dhe Bujanovcin (te populluar nga shqiptaret) qe nuk eshte falje por shkembim per te cilen une personalisht mendoj qe do ishte edhe zgjidhja me e mire...Amerika e cliroi Kosoven, sepse shqiptaret jane aleate te saj. Pra Amerika nuk fal territore por merr ato qe jane te saj...Mos u mundo te tregohesh cingun me Ameriken per ti bere qejfin Kurtit qe nuk dihet se a punon per Kosoven apo per Serbine....Me sa duket do jesh emigrant ne Afganistan...
Ky Flamur Struga duhet propozuar qe te drejtoje NATO-n ne keto kohe te veshira se ka dal nga pordhet e Albinit se kane filluar ti grisen breket dhe do i ngelen rrugeve. Fatkekeqesine do ta kene ata qe i ven prapa duke e rrezikuar Kosoven qe te shkoje si Afganistani!
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, eshte Jeff Hovenier, lkurse Hill eshte Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Beograd. Kjo ka rendesi te thuhet per kokeboshet e VV me ne krye kete idjotin Flamur Stuga qe nuk le rast pa bere elozhe per Kurtin apo Vjosen. Konstatimin qe Kosova eshte me larg se Serbia per tu futur ne NATO e kathene amabasori i SHBA ne beograd qe presupozon te jete mik i Beogradit. Ne gjuhen dipllomatike ai nuk mund te flase kunder Serbise, ashtu si Ambasadori i Shteteve te Bashkuar te Amerikes ne Kosove, nuk mund te flase kunder udheheqjes se Kosoves, sepse nuk e jejon statusi dipllomatik. Kaq per Flamurin qe te kuptoje kete ndryshim... Tani, Hovenier si "mik i Serbise" i ben elozhe Serbise spepse ashu ja do puna dhe nga ana tjeter njelloj si Makroni qe e quajti Kurtin "beseprere", jep ekspozene se Kosova eshte shume me afer me Rusin se sa me Ameriken. Pra Kurti eshte "besepre" me Ameriken dhe punon per Rusin dhe Serbine. Keshtu duhet te lexohen mesazhet...Makroni dhe Hill jane personat me te pershtatshem per ti treguar popullit te Kosoves se kush eshte Albini...
Mos na sillni ketu "shkrime" te ndonje lëtyrë anonim!
Ky me shkronjen G=OMARI ,VETEM PULLET.Qe te jete i dobishem JOO nuk eshte,sepse: Presidentja e Republikes se Kosoves,eshte Presidente e kombit tim ,e cila shquhet me te gjitha vetit e mira ,aftesite e saja ,i ven ne sherbim te Lirise,Pavaresise dhe Integritetit teritorial.Kryeministri Albin Kurti ,eshte nje tjeter figure e shquar atdhetar ,vizionar qe ne rinine e vet ,njeri i sakrifices i sfidave te ndryshme,kurr nuk eshte korruptuar as eshte gjunjezuar para armiqeve rusoserb.Cfare ka ky G ,ky duhet sftesine zgjuaresine e vet ta shtrije ne nje rrafsh tjeter ,duhet te mendoj se te jesh per ata (PRESIDENTEN,VJOSA OSMANI dhe KRYEMINISTRIN ALBIN KURTI, eshte obligim moral ,por G kaq kupton.Te jete valle ky ndonje oficer rusoserb,ose ndonje kolaboracionalist si: nazmi bllaca,shenasi mehmeti arif hasani mehmet halimi beqir hasani behxhet behxheti nazif bushati...te stervitur nga elaboratet e vaso cubrillovicit,kasapit te vjeter ,putinit apo te kasapit te ri vucic....si do qe te jete shum i afert me baton hachiun berat buzhala..te mallkuar qofshin te gjithe ata kelyshe qe ne caste te veshtira behen zeri i armikut..nga keta u kuptua se nuk pritet asgje e mire,qent rusoserb ne sherbim te po te rusoserbeve le te lehin,KARVANI i Republikes se Kosoves marshon perpara.