Petkoviç merr në mbrojtje Vuçiç: Nuk ka kërcënuar askënd! Beogradi është shtylla e paqes dhe stabilitetit në rajon

20 Mars 2024, 15:49Rajoni TEMA
Petkoviç merr në mbrojtje Vuçiç: Nuk ka

Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka theksuar se Beogradi dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk kërcënojnë askënd.

Ai nuk i ka kursyer kritikat për Kosovën duke theksuar se ndryshe nga Serbia që ka për qëllim paqen dhe stabilitetin në rajon, Prishtina synon vetëm konfliktet dhe përplasjet.

Ndër të tjera shtoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk mund ta ndalojë Beogradin që të kujdeset për njerëzit e tij pavarësisht se ku jetojnë ato.

“Beogradi dhe Vuçiç nuk kërcënojnë askënd, por ndryshe nga Prishtina janë shtylla e paqes dhe e stabilitetit në rajon. Albin Kurti nuk mund ta ndalojë Beogradin që të kujdeset për njerëzit e tij, pavarësisht se ku jetojnë ato”, ka thënë ndër të tjera Petkoviç.

Më herët lidhur me deklaratat e presidentit Serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Diplomati amerikan shtoi se aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë, duke iu referuar NATO-s, dhe sipas tij, ajo është e gatshme të veprojë nëse është nevoja.

Ai ka thënë se politika e SHBA-së është e qartë se dëshiron që secili shtet të jetë në gjendje të marrë vendime vetë për aleancat e organizatat në të cilat do të anëtarësohet.

4 Komente

  1. N
    Noci

    Vetem Tito ishte ai qe i mbajti kombet e Jugosllavisë nen sundim dhe patjeter edhe serbët qe kishin mazhorance nen ushtrime dhe deri me kryekrimineli serb Rankoviç ne ministrinë e brendshme,kupas krimesh dhe trajtimit shtazarak te shqipetareve ne Kosovë,Titua e shkarkoi .Serbia nuk ka qene kurrë faktor stabiliteti dhe paqeje.Kete e tregon edhe arratisja e Serbise me armatim te blerje nga kudo.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noci

      Vetem Tito ishte ai qe i mbajti kombet e Jugosllavisë nen sundim dhe patjeter edhe serbët qe kishin mazhorance nen ushtrime dhe deri me kryekrimineli serb Rankoviç ne ministrinë e brendshme,kupas krimesh dhe trajtimit shtazarak te shqipetareve ne Kosovë,Titua e shkarkoi .Serbia nuk ka qene kurrë faktor stabiliteti dhe paqeje.Kete e tregon edhe arratisja e Serbise me armatim te blerje nga kudo.

      Përgjigjjuni
      1. F
        FK

        Noci, ke te drejte. Vetem dua te theksoj se TITO ishte kroat...Problemi sot me Kosoven eshte se Kurti nuk di(ben sikur nuk di) me ke eshte... Kulmi me Kurtin arrin atje kur ai nuk bashkepunon me perendimin dhe hiqet si patriot shqiptar qe eshte nje genjeshter per injorantet. Spjegimi me i mire per kete kontradite eshte se Kurti hiqet si patriot per te fshehur veprimtarine e tij antishqiptare....

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben

          Si thote ky vici, "Beogradi eshte shtylla e stabilitetit dhe paqes ne Ballkan"? Po mire, po ato lufterat qe ndodhen ne ish Jugosllavi dhe ku humben jeten mijere civile te pafajshem, a nuk u nisen nga Beogradi? Nese "shtylle te paqes" keta kuptojne masakrimin e mijera civileve ne Srebenice, perdhunime e grave e vajzave, vrasjen e mijera shqiptareve dhe perzenia me dhune e gati me shume se nje miljon shqiptareve nga Kosova, atehere keni koncepte shume te ndryshme per "shtyllen e stabilitetit" ne krahasim me pjesen tjeter te botes se qyteteruar. Ne fakt, jane pikerisht serbet qe kane shkakruar keto luftera ne ish Jugosllavi por edhe Luften e Pare Boterore.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje