Osmani i kundërpërgjigjet Hillit: Vetëm Rusia është më larg NATO-s sesa Serbia

20 Mars 2024, 14:10Rajoni TEMA
Osmani i kundërpërgjigjet Hillit: Vetëm Rusia është

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar pohimin e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, se Serbia është më pranë NATO-s se Kosova.


Pas pjesëmarrjes në një ngjarje të organizuar në Prishtinë në kuadër të “Javës së Gruas”, Osmani tha për mediat se është vetëm një shtet që është më larg NATO-s sesa Serbia, dhe “ajo është Rusia e [presidentit, Vladimir] Putinit”.

Hill, gjatë një interviste për transmetuesin publik serb, deklaroi më 19 mars se aktualisht Serbia është më pranë aleancës ushtarake perëndimore sesa Kosova, duke thënë se NATO-ja punon çdo ditë me ushtrinë serbe, mban trajnime dhe ushtrime.

Sipas Osmani, Serbia, sikurse Rusia, shkel vlerat kryesore të NATO-s, siç është mbrojtja nga forcat autoritaret dhe rregullat bazike të së drejtës ndërkombëtare.

“Serbia lëre që është larg NATO-s, por as nuk mund të ëndërrojë që një ditë që të jetë pjesë e NATO-s. Serbia vetë është kundër vlerave të NATO-s, nuk ka shprehur ndonjëherë gatishmëri që të anëtarësohet në NATO. Pra është i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që vazhdimisht ka deklaruar se nuk do të anëtarësohet në NATO sepse është kundër NATO-s”, tha Osmani.
Pavarësisht se Serbia nuk ka shprehur aspirata për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake perëndimore, ajo bën pjesë në Programin për Partneritet për Paqe dhe Beogradi po ashtu është anëtar i Këshillit të Bashkëpunimit Euroatlantik (EAPC), i cili synon bashkëpunimin politik mes shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të Partneritetit.

“Kushdo që e konsideron Serbinë si shtet që është afër NATO-s, nuk e ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkretë drejt anëtarësimit në NATO, por njëkohësisht është duke i ofenduar edhe viktimat e Serbisë së [ish-udhëheqësit serb, Sllobodan] Millosheviqit, e cila është njëjtë sot, siç ka qenë edhe para disa dekadave”, tha Osmani.
Autoritetet në Kosovë vazhdimisht kanë shprehur aspiratën e tyre për t’u anëtarësuar në NATO dhe fillimisht po kërkojnë që të bëhen pjesë e Programit për Partneritet për Paqe.

Partneriteti për Paqe është program i bashkëpunimit praktik dypalësh ndërmjet shteteve partnere euroatlantike dhe NATO-s. Ky program, që është krijuar më 1994, u lejon shteteve që të zgjedhin vetë prioritetet për bashkëpunim.

NATO ka thënë se ky program ka për qëllim të rrisë stabilitetin, të ulë kërcënimet për paqe dhe të ndërtojë raporte më të forta të sigurisë ndërmjet partnerëve dhe NATO-s.

Partneriteti për Paqe përfshin shumë fusha të aktivitetit të NATO-s, sikurse: puna e lidhur me mbrojtjen, forumet e mbrojtjes, trajnimet, stërvitjet ushtarake, planifikimet për përgjigje të emergjencave civile dhe katastrofave të tjera, por edhe bashkëpunimin në shkencë dhe mjedis. Në përgjithësi janë afër 1.600 aktivitete.

Pikërisht, në kuadër të këtij programi, më 1999 disa shtete dërguan forca paqeruajtëse Kosovë në kuadër të misionit të aleancës në Kosovë, KFOR. Atëbotë ishin vendosur në Kosovë afër 50.000 ushtarë nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30.000 ishin të shteteve të NATO-s.

Aktualisht, KFOR-i ka mbi 4.700 trupa në Kosovë, përfshirë edhe forcën rezervë.

REL

4 Komente

  1. I
    Intelektuale si ty jane me shkoll tmesme ne Tirane

    Moj presidente, a e njeh ndopak zotri Hiilin? Dyket se jo, qe flet si populiste sovraniste e nje shteti qe akoma nuk eshte plotesisht sovran. A je ntoke te bukes a jo? E mbush e mbush si lopa e pastaj e derdh tomlin.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flamur Struga

      Presidentja e Republikes se Kosoves,eshte nderi krenaria e kombit tone.Me punen e vet,duke perfaqesuar Republiken e Kosoves ne shume mekanizma europjane ,boterore,me aftesine e vet ,duke qen edhe Prof dr e shkencave juridike,ne zemren e kombit eshte nje ikone nje perendeshe e dyte Teuta.Presidentja ,eshte nje analiste e shkelqyer ,kete e ka treguar kur ka patur debate me perfaqesuesit e armiqeve tane,ku ne menyre kronologjike,ka ber shpalosjen e fakteve ,ne menyren me te mire te mundeshme,ne menyre shume te denje si nje eksperte e jurisprudences,ka fituar nje besim edhe tek te gjithe te pranishmit,pos te armikut rusoserb,kinez ,jo.Qe politika eshte pasayre me dy faqe,kjo nuk diskutohet,qe i forti pamvaresisht se eshte xhelati gjakpiresi,ai prap ledhatohet.Vetem populli,popujt e vegjel te cilet deshirojne te lire dhe te barabarte,viren ne pozita jo te kendeshme.Presidentja Vjosa Osmani,eshte plotesisht e drejt per drejte kur e thote se : vetem Rusia eshte me larg qe te anetaresohet ne NATO,pamvaresisht qe edhe vucici eshte deklaruar se kurr nuk do te inkuadrohet ne aleancen paqeruajtese ,ngase eshte kulcedra e putinit ,kina ata te cilat e perkrahin...Nje politikane me nje vizion te qart,e ben edhe mbare kombin tone qe te jene me kerkesat,deshirat aspiratat e kesaj figure te shquar.Te lumte Presidente,lum kombi qe te ka ...

      Përgjigjjuni
      1. s
        shori

        Prandaj Kosova, eshte ne kete batak, sepse ka koqe kandari si Flamur Struga...! Osmani, i dashur, eshte thjeshte nje injorante, qe e kane vendosur atje si kukull, qe reciton ato qe i shkruajne te tjeret...

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flamur Struga

          u shofsh ,si pulat pas nje semundje gripi,duhet te kesh zemer luani testet jane per funksione te tjera.I mjeri ky o u shofte do mijt ne dimer..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje