VIDEO/ Sërish vatra të mëdha zjarri në Greqi, digjen disa shtëpi

30 Qershor 2024, 16:09Rajoni TEMA
VIDEO/ Sërish vatra të mëdha zjarri në Greqi, digjen disa

Një zjarr i madh ka shpërthyer këtë vit në Keratea, Attika. Zjarri i madh është përhapur me shpejtësi duke djegur dhe disa banesa.

Mbrojtja Civile ka dërguar forca për të evakuuar pesë zona, konkretisht zonat e Markatit, Agios Georgios Thorikou, Panorama, Palaiokamariza dhe Plaka.

Zjarrfikësja po forcon vazhdimisht forcat e saj. Në vendngjarje ndodhen 78 zjarrfikës, 26 automjete, 2 grupe këmbësorësh, 8 avionë dhe 4 helikopterë.

Zjarrfikësit po luftojnë fort që zjarri i madh të mos kalojë  nëpër pyllin kombëtar të Sounit, një detyrë e vështirë duke pasur parasysh erërat e forta që favorizojnë edhe më shumë flakët.  

Raportohet se deri më tani në zonën e Keratea janë djegur disa shtëpi.

 

Lini një Përgjigje